⚽️ “Griezmann si Messi e Ronaldo, duhet të transferohet në këtë klub”
Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 25 May 2017
Herrera shpreson që Griezmann do të transferohet në Manchester United
Mesfushori i Manchester United, Ander Herrera, e dëshiron në “Old Trafford” yllin e Atletico Madrid, Antoine Griezmann.
Herrera, i cili u votua si lojtari më i mirë në finalen e Europa League ku triumfuan “Djajtë e Kuq” 2:0 ndaj Ajaxit, e sheh Griezmannin si një lojtar që do të arrijë në nivelet e Leo Messit e Cristiano Ronaldos.
26 vjeçari francez, Griezmann, ka kohë që lidhet me një kalim të mundshëm në Angli, ku edhe vet ditë më parë bëri të ditur se shanset janë të mira të transferohet te United.
Triumfi në Europa League dhe pjesëmarrja direkt në Ligën e Kampionëve, rrit edhe më shumë shanset për realizimin e këtij transferimi, që tani ka folur edhe Ander Herrera.
“Griezmann është lojtar i shkëlqyer, ai është fenomen. Ai është yll dhe besoj se nuk ka klub që nuk e dëshiron atë”, tha Herrera.
“Sido që të jetë, Griezmann është ende lojtar i Atletico Madridit dhe duhet të respektojmë Atleticon dhe tifozët e tyre”, shtoi ai.
“E kam thënë edhe në të kaluarën, Griezmann është në mesin e atyre që shihet si pasardhës i Cristiano Ronaldos (Real Madrid) dhe Lionel Messit (Barcelona)”, u shpreh më tej Herrera.
Të tjera
-
Ivica Daçiq thotë se i arrestuari në Merdare është Tefik Mustafa, reagon Zyra Ndërlidhëse e Kosovës
Në Serbi është arrestuar një kosovar nën dyshimin për “krime lufte”. Për këtë...
-
Gërvalla për mediumin kanadez: Serbia nuk duhet të ketë vend në NATO dhe BE
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është shprehur se nuk duhet të...
-
Serbia thotë se e ka arrestuar një kosovar në Merdare
Autoritetet serbe njoftuan të shtunën se e kanë arrestuar një kosovar në pikë...
-
Lutfi Haziri me mesazh për shqiptarët e Kosovës Lindore: Dilni në mënyrë massive në zgjedhje
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë thirrje q...
-
Kontingjenti i FSK-së arrin sukses në ushtrimin më gjithëpërfshirës të Turqisë, “EFES 2024”
Ushtrimi ushtarak “EFES 2024”, i mbajtur në Izmir të Turqisë ka përfunduar dj...
-
Dy të lënduar në një aksident në Shipol të Mitrovicës
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në la...
-
Spitali i Pejës del me njoftim: U sulmuἀm tmerrshëm, zjἀrrin e vuri një person i maskuar, i kemi pamjet
Spitali i Pejës ka dal me një njoftim të rëndësishëm për zjarrin që ka kaplua...
-
Real Madrid fiton për të 15-ën herë Ligën e Kampionëve
Real Madrid ka fituar për të 15-tën herë trofeun e Ligës së Kampionëve. Në...
-
Kurti viziton qendrën e kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë
Kryeministri i Republikës Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, Emi...
-
Zhvillohet simpoziumi “Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfitimet e përbashkëta
Në Pekin u zhvillua simpoziumi "Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfi...
-
Kina nxjerr masa për të mbështetur rolin rehabilitues të mjekësisë tradicionale kineze
Kina ka publikuar masa për të mbështetur rolin e mjekësisë tradicionale kinez...
-
Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, katër persona të lënduar
Një aksident i rëndë trafike ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-...