⚽️ Futbollistët e Kosovës, të interesuar të votojnë
Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 06 June 2017
Futbollistët e përfaqësueses së Kosovës nuk do të mund të dalin në vendvotime, të dielën, më 11 qershor, kur vendoset kush do ta qeverisë shtetin, në katër vjetët e ardhshme.
Kjo pasi ata, në këtë ditë, do të jenë në Shkodër, kur edhe do ta luajnë ndeshjen e radhës, kundër Turqisë, të vlefshme për kualifikimet e botërorit Rusia 2018.
“Do të shohim nëse mund të votojmë më herët, apo si bëhen këto punë”, ka thënë trajneri i përfaqësueses, Albert Bunjaku, i pyetur nga Klan Kosova, pas ushtrimeve në stadiumin Agron Rama”, në Obiliq.
“Jemi të interesuar për të votuar, për ta ushtruar të drejtën tonë për të votuar”.
Ai ka thënë se nuk pret që zgjedhjet të kenë ndonjë ndikim te lojtarët.
“Jo. Ndoshta më tepër do të kenë ndikim te tifozët se a do të mund të vijnë në ndeshje apo jo”, shtoi Bunjaku.
Edhe futbollisti Milot Rashica ka thënë se personalisht nuk do të ndikohet nga fakti se vendi që ai përfaqëson, mban zgjedhje, ditën e ndeshjes kundër Turqisë.
“Nuk më intereson kush fiton”, iu përgjigj ai klankosova.tv.
Të tjera
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...