Sport

⚽️ Federata e futbollit të Suedisë i bënë një befasi të madhe Albert Bunjakut për ndeshjen finale

Autori: Gazeta inFokus 18:55 | 24 May 2017

Sonte do të zhvillohet ndeshja finale e Ligës së Evropës mes Ajaxit dhe Manchester Unitedit.

Dy gjigantët evropian do të përballen me njëra tjetrën në një ndeshje që pritet të jetë spektakolare.

Ndeshja finale do të zhvillohet Stockholm të Suedisë, ndërsa këtë spektakël nga afër do ta shijoj edhe trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku.

-Advertisement-

Bunjaku është tejet i respektuar në Suedi dhe ai ka marrë ftesë speciale nga Federata e futbollit suedez për këtë takim.

Ka qenë kryetari i kësaj federate, Karl Erik Nilsson që e ka ftuar Bunjakun në ndeshjen finale duke i dhuruar biletat VIP për këtë super sfidë, shkruan Telegrafi.

Pas kësaj ndeshje, Bunjaku në fillim të javës së ardhshme pritet të vijë në Kosovë.

Ai do ta bëjë gati skuadrën për ndeshjen me Turqinë pas një paraqitje të mrekullueshme që patën djelmoshat tanë ndaj Islandës.
Duhet theksuar se pikërisht trajneri i Islandës, pas ndeshjes me Kosovën foli fjalë të mëdha për trajnerin Bunjaku sipas të cilit ka arritur që për një kohë të shkurtër ta bëjë një skuadër tejet të fortë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera