Sport

⚽️ Edhe kjo ndodh në Kosovë: Trajneri e financon klubin nga Superliga

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 01 August 2017

Përderisa paga më e lartë vjetore e trajnerit në Kosovë është rreth 30 mijë euro, një trajner në Kosovë duke se shumëfishin e kësaj shifre e ka dhënë për ekipin.

Trajneri i KF Llapit, Tahir Batatina, thotë se prej kur është angazhuar si donator, ka dhënë më tepër se gjysmë milioni euro për klubin llapjan.

“Shuma të cilën kemi investuar deri tash mund të kap shifrën deri në 500 mijë apo 600 mijë euro vetëm pjesa ime, pa pjesën e ‘Dumnica Group’, qe katër vite do të thotë janë diku 1 milion e 200 mijë që janë financu në skuadrën e Llapit”, ka deklaruar ai për KTV.

-Advertisement-

Ai vlerësoi se punën si trajner e ka më të vështirë sesa kolegët e tjerë të Spuerligës, duke marrë parasysh që duhet të angazhohet edhe për të siguruar mjetet financiare që i duhen klubit.

Sezoni e fundi Llapi ishte afër të fitonte trofe, por humbi në finale të Kupës nga Besa e Pejës pas ekzekutimit të penalltive.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera