Sport

⚽️ Burgoset ish-sulmuesi i njohur i Kombëtares?

Autori: Gazeta inFokus 20:33 | 14 June 2017

Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Altin Rraklli, rrezikon të përfundojë pas hekurave për një kohë të gjatë.

Për 46-vjeçarin, i cili deri vitin e kaluar ishte edhe trajner i Kombëtares shqiptare të futbollit të femrave,

Prokuroria ka kërkuar 7 vite burg për veprën penale të mashtrimit me pasoja të rënda.

-Advertisement-

Organi i akuzës ka argumentuar sot para Gjykatës së Tiranës se Rraklli ka mashtruar një shtetas duke i marrë një shumë prej 150 mijë eurosh, pa ia kthyer.

Vetëm ish-futbollisti nuk ishte i pranishëm në gjyq, por avokati i tij kërkoi gjykim të shkurtuar ndërsa pranoi aktet e dosjes hetimore.

Një kërkesë e tillë, e pranuar nga Gjykata, do të mundësojë që dënimi i mundshëm i Rrakllit të ulet me 1/3 e masës së tij.

Vendimi përfundimtar pritet të jepet nga Gjykata e Tiranës pas dy javësh.

Edhe në të kaluarën Rraklli ka pasur probleme me drejtësinë, por jo me atë shqiptare.

Ai ishte pjesë e një gjyqi në Austri sa i përket pjesëmarrjes së tij në një skandal manipulimi ndeshjesh në futbollin austriak.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera