Sport

⚽️ Bayern Munich i shkruan Kukësit, letra është fantastike (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 15 June 2017
Bayern Munich ka uruar Kukësin për titullin e kampionit në Shqipëri. Drejtori ekzekutiv i gjigantit bavarez, Karl Heinz Rummenigge i ka dërguar një letër ekipit shqiptar duke i uruar për triumfin e tyre në sezonin e fundit.
Një mesazh vërtet shumë i veçantë ka mbërritur në kutinë postare elektronike, të ekipit të sapo shpallur kampion në Shqipëri, Kukësit. E veçanta e kësaj letre është tek personazhi i cili e ka dërguar.

Shefi ekzekutiv i Bayernit të Mynihut, Karl Heinz Rummenigge, i cili vlerëson maksimalisht suksesin e skuadrës verilindore, duke iu drejtuar Presidentit Safet Gjici dhe klubit të Kukësit për këtë arritje historike, atë të fitimit të titullit kampion për të parën herë në historinë e tyre.

Mesazhi është i shkurtër, por tejet i rëndësishëm, pasi pas tij qëndron një emër i madh i futbollit gjerman, siç është Rummenigge i cili është edhe numri 2, në kupolën drejtuese të klubit bavarez.

Letra është postuar në faqen zyrtare nga Kukësi. Kampionët e Shqipërisë, kohë më parë mori një tjetër urim special nga presidenti i Fifas Gianni Infantino.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera