Sport

⚽️ Agjenti i Ibrahimovic: Kjo është e ardhmja e sulmuesit

Autori: Gazeta inFokus 19:33 | 27 May 2017

Manchester Unitedi ende nuk ka vendosur për Zlatan Ibrahimovicin.
Mino Raiola, agjenti i sulmuesit Zlatan Ibrahimovic, nuk e di nëse suedezi do të jetë në Manchester United edhe sezonin e ardhshëm.

Ai ka thënë se ende nuk e di nëse Zlatan Ibrahimovic do të vazhdojë të qëndrojë në “Old Trafford”, kur t‘i skadojë kontrata në fund të qershorit.

Por, Raiola ka konfirmuar se ish sulmuesi i Barcelonës ka shumë oferta.

-Advertisement-

“A do të qëndrojë Ibrahimovici te Man United? Nuk e di. Do të flasim shumë shpejt. Shumë klube janë duke pyetur për Ibrahimovicin”, tha Raiola.

“Ibrahimovici mund të luajë edhe për dy vite. Ai ka shumë oferta, do të qëndrojë në Evropë, për këtë jemi 100 për të sigurt”, shtoi agjenti i lojtarit.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy