Sport

⚽ Sulmuesi i Superligës kushton 500 mijë euro (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 05 July 2017

Një meksikan për sulmin e Flamurtarit. Në një kohë që Danilo Alvesh nuk përgjigjet edhe pas mesazhit të drejtorit Vangjel Laluci, vlonjatët kërkojnë që t’i paraprijnë çdo situate që mund të krijohet. Në këto kushte, merkato është zhvendosur në Meksikë. “Panorama Sport” zbulon se drejtuesit e klubit kanë kontaktuar me një lojtar, i cili luan në kampionatin meksikan.

Alvesh gol Flamurtari

Për sulmuesin e huaj është marrë edhe mendimi i trajnerit Shpëtim Duro. Palët duket se parimisht kanë rënë dakord, por drejtuesit e Flamurtarit nuk e kanë thënë fjalën e fundit. Ata presin që të mbyllet çështja “Alvesh”, nëse lojtari do të kthehet më apo jo dhe, më pas, të vendosin për sulmuesin meksikan.

-Advertisement-

Burimet nga klubi bëjnë me dije për gazetën se drejtuesit kanë parë disa DVD të lojtarit meksikan dhe e kanë pëlqyer atë. Edhe vetë lojtari ka dëshirë për të ardhur te Flamurtari, por gjithçka do të varet nga Danilo Alvesh, nëse ai do të kthehet ose jo në Vlorë, ndaj emri i lojtarit nuk bëhet me dije.

DANILO ALVESH PRANË SKËNDERBEUT

Së fundmi po flitet për një akord mes brazilianit dhe klubit korçar, por administratori Sinan Idrizi shprehet se Danilo Alvesh nuk është në shitje.

Sinan Idrizi

“Alvesh është lojtar i Flamurtarit. Cilido klub që e do, le të paguajë 501 mijë euro. Nuk merrem unë me Dombin, e as me të birin. Këtë roman, ‘Dombi dhe i biri’, e kam lexuar kur kam qenë i vogël. Ne nuk e kemi nxjerrë në shitje Alveshin. Kjo është histori e mbyllur”, shprehet Idrizi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera