Sport

⚽ Monaco padit gjigantët evropian për Mbappen

Autori: Gazeta inFokus 20:07 | 20 July 2017

Kylian Mbappe raportohet se do të largohet prej skuadrës kampione franceze të Monacos.

Arsenal, PSG dhe Real Madrid janë skuadrat që po këmbëngulin për ta transferuar reprezentuesin francez.

Por, Monaco ka paditur klubet që kanë nisur bisedimet me sulmuesin 18-vjeçar pa autorizimin e tyre.

-Advertisement-

“AS Monaco me keqardhje konfirmon se klubet ‘e rëndësishme’ kanë kontaktuar me Kylian Mbappé pa autorizimin tonë”, shkruan fillimisht në njoftimin e ekipit francez.

“AS Monaco dëshiron t’u kujtojë këtyre klubeve që veprime të tilla janë në kundërshtim me nenin 211 të Rregullores Administrative të Federatës së Futbollit të Francës dhe nenit 18.3 të Rregullores për Statusin dhe Transferimin e Lojtarëve të FIFA-s”, shkruan ndër të tjerash Monaco.

“Për t’i dhënë fund kësaj situate të papranueshme, AS Monako ka kërkuar prej Federatës së Futbollit të Francës dhe FIFA-s të nisin procedura disiplinore kundër klubeve ofenduese”, mbyllet njoftimi i klubit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera