Sport

⚽ Ky është topi me të cilin do të luhen të gjitha ndeshjet e Superligës këtë edicion (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 01 July 2017

Përfundon epoka kur për kategori të ndryshme të futbollit shqiptare cilësia e topave nuk ishte e njëjtë.

Në kuadër të projektit “Topi Yt”, Federata Shqiptare e Futbollti prezantoi në stadiumin “Selman Stërmasi” topat e branduar të futbollit për të gjitha kategoritë me logot përkatëse nga Superiorja te futbolli amator. Sipas sekretarit të përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku topat janë të cilësisë më të lartë të kategorisë FIFA Pro.

-Advertisement-

Të pranishën në këtë aktivitet ishin edhe dy ish-sulmuesit e kombëtares, Erjon Bogdani dhe Alban Bushi, të cilët dhanë mesazhin e tyre për të gjithë fëmijët e apasionuar pas futbollit.

Freestyleri, Fabian Duro, dhuroi spektakël para fëmijëve duke performuar pikërisht me topat e rinj, që FSHF-së do t’ua shpërndajë skuadrave të kategorive të ndryshme të futbollit shqiptar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera