Sport

⚽ Gjest i jashtëzakonshëm nga Llapi (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 19:33 | 01 July 2017

Diagnostifikimi me një smundje të rrallë e të kushtueshme i Fitore Ibishit ka mobilizuar jo vetëm llapjanët, por gjithë qytetarët e Kosovës për t’i dalë në ndihmë.

Megjithatë, në këtë drejtim duhet veçuar edhe klubin e Llapit. Me iniciativë të këtij klubi, natyrisht edhe me mbështetjen e të tjerëve, në stadiumin “Zahir Pajaziti” nesër do të ketë një koncert humanitar të ardhurat e të cilit i dedikohen Ibishit, transmeton Gazetasheshi.com.

Hyrja do të kushtojë vetëm një euro, derisa pas koncertit do të luhet finalja e turneut të organizuar pikërisht me qëllim që të ardhurat t’i dedikohen vajzës së sëmurë. Finalja do të zhvillohet prëj orës 19:00, teksa koncerti fillon në ora 17:30.

-Advertisement-

Fotografia e KF ,,Llapi"-Podujevë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera