Sport

⚽ E turpshme kjo që PSG ia ka bërë Verrattit

Autori: Gazeta inFokus 18:00 | 10 July 2017
Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, e ka detyruar mesfushorin Marco Verratti, të kërkojë falje për fjalët e agjentit.
Agjenti i lojtarit ditë më parë deklaroi se Verratti është “burgosur” nga PSG-ja, duke mos e lënë të transferohet te Barcelona.

Menjëherë pas kësaj ka ardhur reagimi i Verrattit, që ka incizuar një video për faqen zyrtare të PSG-së, ku kërkon falje për fjalët e agjentit të tij, e deklarohet i lumtur te skuadra franceze, të cilën edhe e falënderon për mundësinë e dhënë.

Por, sot gazetari i ‘Radio Barcelona’, Antoine Mauon, ka zbuluar se 25 vjeçari ka qenë i detyruar nga presidenti Al-Khelaifi ta incizojë videon e kërkim faljes.

I njëjti gazetar tutje ka konfirmuar se edhe më tutje Barcelona dëshiron të nënshkruaj me lojtarin,e lojtari po ashtu dëshiron Barcelonën

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera