⚽ Arsenali, gati të paguajë miliona euro për Mbappé

Autori: Gazeta inFokus
11:23 | 03 July 2017
Arsène Wenger dëshiron të marrë sulmuesin Mbappé, duke llogaritur të gjitha shpenzimet. Siç raporton “Daily Mirror”, trajneri i “topçinjve” është duke përgatitur një ofertë prej 142 milionë eurosh për Kilyan Mbappé, që ky i fundit të bëhet lojtar i ri i Arsenalit.
Trajneri francez ka mbajtur bisedime me babain dhe përfaqësuesin e lojtarit, Wilfried Mbappé, i cili dëshiron ta bindë djalin e tij për të luajtur sezonin e ardhshëm në Londër. Wenger e siguroi atë se Mbappé do të bëhej yll i ri i klubit londinez, ndërsa, sipas gjykimit të tij, te Real Madridi rrezikon të luajë pak minuta për shkak të konkurrencës në sulmin e bardhë.
Wenger parashikon një të ardhme si ajo e Thierry Henry (8 vite lojtar i Arsenalit, 369 ndeshje dhe 226 gola) në Londër për 18-vjeçarin. Por francezi Mbappé nuk është qëllimi i vetëm për Arsenalin. Ekipi në veri të Londrës ka kthyer vëmendjen e tij edhe për Alexandre Lacazette. “The Telegraph” thotë se sulmuesi i Olympique Lyon është afër zyrtarizimit si lojtar i i ri i Arsenalit në këmbim të 59 milionë eurove. Vetë mediumi në fjalë tregon se lojtari do të udhëtojë në ditët e ardhshme në kryeqytetin anglez për të përfunduar testet mjekësore dhe të nënshkruajë kontratën e tij të re, e cila do të shtrihet për pesë sezone.
Por, në qoftë se flisni për biletat e para në ardhje duhet të llogarisim edhe largimet. Alexis Sánchez dhe Olivier Giroud janë emrat që kanë më shumë opsione për të lënë Arsenalin këtë verë. I pari do të vendosë të ardhmen e tij pasi të përfundojë pjesëmarrjen e tij në Kupën e Konfederatave. Manchester City dhe Bayern Munich janë destinacione të mundshme të kilenit. Largimi i tij do të lërë një shumë të madhe ekonomike në arkat e Arsenalit, para që do të lehtësonin investimet e mëdha, Mbappé dhe Lacazette.

Të tjera
-
Aksident në Shupkovc të Mitrovicës
Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, saktësis...
-
Muharremi: Krasniqi është politikani më i matur e balancuar në skenën politike
Analisti Shenoll Muharremi ka thënë se nuk ka dyshime se kryetari i Partisë D...
-
Sot bëhen 27 vjet nga Beteja e Llapushnikut
27 vjet më parë në Llapushnik të Drenasit u zhvillua beteja e ashpër ndërmjet...
-
Ahmeti për gjykimin në Hagë: Padrejtësi ndaj UÇK-së, nisi me akuza të pabaza
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, komentoi gjykimin në Hagë ndaj ish-drejtuesve ...
-
Kosovës masat pritet t’i hiqen gradualisht, thonë nga Komisioni Evropian
Masat ndëshkuese ndaj Kosovës do të hiqen gradualisht. Kjo u konfirmua në ...
-
Shqipëria në heshtje elektorale
Mbrëmja e së premtes shënoi përmbylljen e fushatës zgjedhore në Shqipëri, duk...
-
Hamiti: Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës po i vuajmë të gjithë, edhe votuesit e Kurtit
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar së muajin e ar...
-
Deputetët nesër mblidhen sërish në përpjekjen e 14-të për të konstituar Kuvendin
Dje dështoi edhe përpjekja e 13’të për të konstituar kuvendin. Ngjarja rrodhi...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet që në orët e para të 24-orëshit të ketë reshje lokale...
-
Kosova rrezikon të humb fondet nga BE-ja, për shkak të moskonstituimit të Kuvendit
Kosova rrezikon t’i humbë rreth 900 milionë euro të parapara në kuadër të Pla...
-
Një i lënduar nga the*rja me thi*kë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, i dyshuari arrestohet
Një person është therur me thikë rreth orës 22:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”...
-
“Podcast me Shkëlzen Dakaj”, tani e tutje me transmetim edhe në Televizionin Dukagjini
Pas një rrugëtimi të jashtëzakonshëm dhe të suksesshëm, "Podcast me Shkëlzen ...