Veseli falënderon mullisët që po prodhojnë bukë edhe në kohë pandemie
Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 08 April 2020
ryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar sot mullirin “NTP Vali” në Sllatinë të Fushë Kosovës. Veseli ka falënderuar të gjithë punëtorët që gjatë këtyre ditëve po punojnë në mulli, derisa këta të fundit i quajti heronj të Kosovës.
Ai aty u informua për kapacitet prodhuese të miellit në kohë pandemie.
“Në fakt heronjtë e Kosovës, ku në kohen më të rëndë kur jemi ballafaquar me vet bukën, kanë punuar natë e ditë që asnjë fëmijë i Kosovës, asnjë qytetar i vendit mos të jetë pa bukë. I falënderoj të gjithë mullixhinjtë e Kosovës të cilët me bukën tonë me grurin tonë kanë arritur ta mbajnë situatën në mënyrë të kënaqshme dhe stabile”, tha Veseli.
Veseli tha se në këtë kohë kur po falëndero hen të gjithë punonjësit shëndetësorë dhe ata të Policisë së Kosovës, punë të madhe po bëjnë edhe punëtorët në furra e mullinj, të cilit po punojnë pa pushim.
Ndërsa, pronari i mullirit “Vali”, siguroi se nuk ka mungesë të millit, sipas të cilit edhe nuk ka nevojë për panik.
“Kjo rrethinë nuk ka qenë me mungesë të miellit, dhe për atë jam i sigurt se kanë miell edhe për 2 muaj sot nëpër shtëpia. Por u bë eufori e madhe por ja dolëm edhe kësaj. Sot janë hapur të gjithë kufijtë, po bartet edhe miell edhe grurë, nuk është për panik”, tha Rrahmani.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli gjatë ditës vizitoi edhe Komunën e Fushë Kosovës, ku u prit nga kryetari Burim Berisha.
Të tjera
-
Kusari ‘godet’ Tërnavën: S’mundet me ia imponu Kuvendit orientimin fetar
Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka fo...
-
Kusari-Lila garanton që Dejona Mihali nuk shkruan fjalime për deputetët e VV-së
Mimoza Kusari- Lila, shefe e Grupit Parlamentar të VV’së, në “Pressing” të T7...
-
Themelohet shoqata sportive e Policisë së Kosovës
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka ndërmarrë in...
-
Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT priti në takim, zv. Ambasadorin e Republikës Federale Gjermane
Ndër të tjera Kryeshefi informoi zv. Ambasadorin rreth përgatitjeve për imple...
-
“Call Center”, dëm 10 milion euro/ Goditet rrjeti i mashtrimeve në Europë, mbi 10 mijë raste, përfshihet edhe Kosova
Një operacion ndërkombëtar është finalizuar në datën 18 Prill 2024, në Shqipë...
-
Vuçiq: Pas votimit për Kosovën në Këshillin e Evropës, do të shohim se cilët janë miqtë e vërtetë të Serbisë
Presidenti serb Aleksandër Vuçiq tha se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me ...
-
Osmani e Hovenier flasin për rrugëtimin e Kosovës drejt Këshillit të Evropës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Shtetev...
-
Gjendet një person i vd ekur në Gjakovë, policia nis hetimet
Një person, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është gjetur pa she...
-
Kastrati vendos ‘delen’ mbi foltore: Qeveria po mashtron por populli nuk është dele
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, teksa kritikoi Qeverinë dhe kryeministrin...
-
E dhimbshme, Vd*es tragjikisht në vendin e punës mërgimtari 30-vjeçar nga Malisheva
Ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës në Belgjikë, 30-vjeçari, Arian ...
-
Kosova afër anëtarësimit për në KiE, Serwer: Beogradi mund të humbasë betejën
Profesori Daniel Serwer, i njohur për ekspertizën e tij në menaxhimin e konfl...
-
Bajrami: S’mund të thuhet që Kurti është i pakorruptuar, kur ai mbron secilin skandal në qeverinë e tij
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami kur dhe po flasin për Raportin e DASH-it ...