Valdete Daka i drejtohet Avokatit të Popullit për shkarkimin nga presidentja Osmani
Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 27 October 2021
Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka i është drejtuar Institucionit të Avokatit të Popullit lidhur me shkarkimin e saj që presidentja e vendit, Vjosa Osmani kishte marrë në javën e dytë të qershorit.
Daka pasi dorëzoi ankesën e saj në Institucionin e Avokatit të Popullit tha se tani ky institucion ta procedojë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e saj.
“Siç e kam paralajmëruar mbrëmë unë sot e dorëzova ankesën time tek avokati i popullit dhe shpresoj se avokati i popullit në kuadër të kompetencave që ka si institucion i pavarur do ta shfrytëzoj të drejtën e tij dhe në emër tim të bëjë kërkesën që të shqyrtohet kushtetutshmëria e vendimit të presidentes për shkarkimin tim. Ky është institucion i pavarur dhe ndërmjet tjerash ka këtë autorizim duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës[…]konsideroj se sidomos pas këtyre raporteve që kanë dalë në publik nga ana e BE-së mendoj që edhe institucioni i Avokatit të Popullit ka arsyeje të mjaftueshëm dhe bazë ligjore që kërkesën time ta procedojë në ta dërgoj Gjykatën Kushtetuese”, tha ajo.
Deri më tani Daka thotë se nuk iu drejtua IAP-së meqë kishte pritur që deputetët të bëjnë mbledhin nënshkrimet për të kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit për shkarkimin e saj.
“Kam prit se pse në atë kohë kam prit që deputetët që kanë këtë të drejtë kushtetuese do të mbledhin në nënshkrimet dhe në kuadër të detyrave të tyre si deputet do ta kërkojnë vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Osmanit. Mirëpo, meqenëse deputetet nuk kanë pas shumë gatishmëri dhe meqenëse ishte fushatë zgjedhore nuk kam dashtë që kërkesa ime të shfrytëzohet nga askush dhe askush ta marrë pronësinë mbi kërkesës time dhe kam prit të kryhet raundi i parë i zgjedhjeve”, tha Osmani.
Ndërsa arsyetimet e Osmanit lidhur me shkarkimin e saj, Daka tha se janë pa bazë ligjore.
“Është për të ardhur keq por një juriste sidomos kur të fletë e para e shtetit që unë kam ndërhy në vendimet e PZAP-së, të ndërhysh në vendimet e një institucioni të pavarur është vepër penale për më tepër nëse presidentja ka dijeni për ndonjë ndërhyrje timen të paligjshme, atëherë është dashtë të bëjë kallëzim penal e jo të më shkarkoj”, tha ajo.
Ajo nuk deshi të komentoj se a duhet presidentja të jap dorëheqje nëse Kushtetua gjen shkelje në shkarkimin e Dakës.
“Konsideroj që arsyetimi që është dhënë ka qenë pa bazë ligjore, jam akuzuar për votim të vendimit të lejimit të votimit me dokumente të skaduar në ditën e zgjedhjeve, është shumë evidente sepse unë kam qenë kundër atij vendimi, pastaj jam akuzuar që kam ndërhyre dhe tek diaspora, se kam ndalu dhe kam trajtuar diasporën si qytetarë të rendit të dytë e që janë absurde sepse të gjitha vendimet në KQZ janë kolegjiale”, potencoi Daka.
Të tjera
-
Krerët e UÇK-së i ankohen trupit gjykues, i shkruajnë një letër me disa kërkesa
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...
-
Raportohet për një shpërthim në një kolegj privat në Prishtinë
Një shpërthim ka ndodhur sonte në Prishtinë. Në rrethana të pasqaruara ako...
-
Nenad Rashiq i indinjuar që serbët autentikë të Kosovës janë ende jashtë procesit të dialogut
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se nuk pret asgjë ...
-
Çitaku: Për ata që po ngrisin pikëpyetje, Mitrovica e Jugut është komuna e parë për numrin e premtimeve të realizuara
Pas një aksioni të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën e Jugut...
-
Tensionohet situata në Shqipëri, protestuesit konfrontohen me policinë
Ka patur tensione të forta në sheshin “Willson” mes protestusve dhe policisë....
-
“Bajrami ka “avulluar” 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore”, deputetja e LDK’së – Bajqinovcit: A ka njeri normal që të beson?
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar sot ndaj postimit të deputetit...
-
30 ditë paraburgim ndaj tre serbëve që provokuan në Deçan
Ne Gjykaten Themelore në Pejë – Dega në Deçan sot është mbajtur seanca për ca...
-
Dy shqiptare kapen me 30 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar
Dy gra shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipë...
-
Profesori i gazetarisë e quan “mafiozitet editorial” lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja
Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “mafiozite...
-
VV: Komuna e Prishtinës ka lidhur 114 kontrata njëburimore në vitet 2021-2024
Debati për kontratat njëburimore mes VV-së dhe LDK-së, është intensifikuar. ...
-
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më ktheve në të kaluarën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, n...
-
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit serb në Koso...