Rezoluta për referendum, Hyseni: Osmani e Kurti struca, Abdixhiku servil e hipokrit
Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 17 January 2022
Ish-ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryetarit aktual të LDK-së, Lumir Abdixhiku, presidentes Vjosa Osmani si dhe kryeministrit Kurti. Nëse Abdixhikun e kritikon se e ka futur partinë në kurthin e një politike populiste dhe të rrezikshme, Osmanin e Kurtin e akuzoi për mungesë të guximit dhe të mosbashkëpunimit më miqtë ndërkombëtarë.
Hyseni shkroi se Kurti e Osmani kërkuan rezolutë sepse nuk patën guxim elementar për të zbatuar kushtetutën, ndërsa përkrahje morën edhe nga, siç e quan ai, servili dhe hipokriti politik Lumir Abdixhiku.
“Duke mos pasur guximin elementar për të zbatuar kushtetutën, strucët, binomi Kurti-Osmani vendosën të organizonin ‘referendumin’ e tyre, ku tjetër përpos, në Kuvendin e Kosovës. […] Përkrahje (për rezolutën) e gjetën, ku tjetër përpos te servili dhe hipokriti politik, aleati i tyre Lumir Abdixhiku i LDK-së, i cili me aleancën e tij të heshtur me Kurtin e Osmanin, përkatësisht me servilizmin dhe hipokrizinë e tij politike, e ka infektuar keq edhe një pjesë të LDK-së. Po e nënvizoj: ‘Një pjesë të LDK-së’. LDK vështirë që do të mund të dalë nga kurthi në të cilin e ka futur Lumir Abdixhiku, duke e bërë këtë parti pjesë të një politike populiste, rrënuese për vendin, politikë e rrezikshme e cila sapo ka zënë të ngre kokë”, shkroi ndër të tjera Hyseni.
Hysni shkroi se problemi me Serbinë nuk mbyllet me zgjidhje parciale, qofshin ato edhe fitore simbolike si kjo e referendumit.
Ai thotë se dialogu me Serbinë, si një proces i pashmangshëm dhe i domosdoshëm për një marrëveshje gjithëpërfshirëse është prioritet dhe urgjencë.
Shkrimi i plotë e Skënder Hysenit
Rezoluta kundër referendumit serb, qyqarllëku i binomit Kurti-Osmani dhe servilizmi e hipokrizia politike e Abdixhikut.
Askush nuk e ka vënë në dyshim karakterin ani-kushtetues të votimit, edhe në territorin e Kosovës, në një referendum të shtetit serb. Rrjedhimisht ndalimi i këtij referendumi ishte obligim kushtetues i Qeverisë, dhe kjo duhej të ndodhte në koordinim me aleatët dhe miqtë e Kosovës. Është e sigurt se po të kishim Kryeministër dhe Ministri të Jashtme do të merrej edhe dakordimi për ndalimin e referendumit. Për t’u arritur ky koordinim dhe dakordim Kurti e Osmani kanë pasë gadi dy muaj kohë. Por, në vend të koordinimit, konsultimeve dhe dakordimit, Kurti e Osmani kanë zgjedhur opcionin e demonstrimit të” “sovranitetit të padiskutueshëm” nën slloganin “ne nuk kemi nevojë për aleat e as miq dhe nuk lejojmë askend të përzihet në punët tona të brendshme”. “Ne nuk e shkelim kushtetuten tonë as për aleatët”, thanë këta të mjerë. Thua se aleatët nuk bëjnë asgjë tjetër veqse çdo ditë kërkojnë nga ne që ta shkelim kushtetutën, sic!!!???
Kështu, duke mos pasë guximin elementar për të zbatuar kushtetutën, strucët, binomi Kurti-Osmani vendosën të organizonin ‘referendumin’ e tyre, ku tjetër pos, në kuvendin e Kosovës për t’u shtruar deputetëve një pyetje të thjeshtë: “Të dashur deputetë UNË, VJOSA OSMANI PRESIDENTJA JUAJ DHE UNË, ALBIN KURTI, KYEMINISTRI JUAJ, po ju pyesim: A duhet ne të dy ta zbatojmë Kushtetutën e Kosovës???!!!” Dhe deputetët, 76 sish, njëzëri: “Po shefa! Ju duhet ta zbatoni kushtetutën”! Nuk e besoj të kishte njeri që priste përgjigje tjetër!
Për këtë maskaradë prej seance kuvendore, Kurtit e Osmanit u duhej një pjesë e opozitës në mënyrë që këta të dy të heqin çfarëdo përgjegjësie nga vetja e tyre. Dhe këtë përkrahje e gjetën, ku tjetër pos te servili dhe hipokriti politik, aleati i tyre Lumir Abdixhiku i LDK-së, i cili me aleancën e tij të heshtur me Kurtin e Osmanin, përkatësisht me servilizmin dhe hipokrizinë e tij politike, e ka infektuar keq edhe një pjesë të LDK-së. Po e nënvizoj: “Një pjesë të LDK-së”.
LDK vështirë që do të mund të dal nga kurthi në të cilin e ka futur Lumir Abdixhiku, duke e bërë këtë parti pjesë të një politike populliste, rrënuese për vendin, politikë e rrezikshme e cila sapo ka zënë të ngre kokë.
Problemi me Serbinë nuk mbyllet me zgjidhje parciale, qofshin ato edhe fitore simbolike si kjo e referendumit. Prandaj, dialogu me Serbinë, si një proces i pashmangshëm dhe i domosdoshëm për një Marrëveshje Gjithpërfshirëse është prioritet dhe urgjencë. Një marrëveshje e tillë është thelbësore dhe e domosdoshme, sepse vetëm ashtu zgjidhen, në pako, të gjitha çështjet e veçanta të interest të ndërsjellë. Duhet përseritur këtu se çdo zvarritje e mëtejme e marrëveshjes me Serbinë mbanë peng stabilitetin afatgjatë të Kosovës dhe konsolidimin ndërkombëtar të shtetësisë përmes rrumbullakësimit të subjektivitetit të saj, deri në antarësim të plotë në NATO, BE dhe OKB!
Duhet komunikim dhe koordinim sistematik me Administratën e re amerikane të Presidentit Biden, me Brukselin, Berlinin, Londën, Parisin Romën, si dhe shumë vende tjera aleate, të vullnetshme për të ndihmuar. Levat për arritjen e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë si dy shtete janë te këta aleatë dhe miq. Pra, qeveria e Kosovës duhet të harmonizojë politikat dhe interesat e saj me poltikat e partnerëve tonë në Ballkan dhe interesat e tyre.
Mos e dërgoni Kosovën në klub me Palestinën.
Kosova, sot ka nevojë, mbase më shumë e kurrë më parë që nga lufta, për bashkëpunim, koordinim, bashkërendim dhe marrëveshje me aleatët dhe miqtë e saj!
Të tjera
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...
-
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficer...
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...