Lajme

​Prokuroria Speciale kërkon paraburgim ndaj 8 personave për krim të organizuar

Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 13 November 2020

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 8 personave për veprën penale mashtrim dhe pjesëmarrje apo organizim i grupit kriminal të organizuar.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë –Departamenti Special, në afat prej 30 ditësh, ndaj tetë të dyshuarve me inicialet A.K., K.B., F.G., A.S., H.K., L.B., L.B., E.Z, për veprat penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me nenin 31 të KPK-së, si dhe “Pjesëmarrja apo organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 i KPK-së”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera