Maqedoni, vazhdojnë përplasjet për referendumin
Autori: Gazeta inFokus 18:00 | 06 October 2018
LSDM-ja vlerësojnë se është koha që VMRO-DPMNE të del me qëndrim të qartë lidhur me anëtarësimin e vendit në strukturat euro atlantike dhe të heq dorë nga kërkesa për amnisti.
Deputeti i LSDM-së Muhamed Zekiri tha se deputetët e VMRO-DPMNE-së duhet të ndjekin vullnetin e popullit dhe të mbështesin procedurat në Kuvend. Zekiri shtoi se janë në komunikim të vazhdueshëm me kolegët deputet për të siguruar shumicën e 2/3 në Kuvend për ndryshimet e nevojshme kushtetuese.
“Zgjedhja është e qartë, vendimi është ose BE dhe NATO ose izolim. Nëse janë për BE dhe NATO tani është momenti kur duhet të heqin dorë nga kërkesa për amnisti për Nikolla Gruevskin dhe bashkëpunëtorët e tij, ti thërrasin deputetët e VMRO-DPMNE-së ta respektojnë vullnetin e qytetarëve në Kuvend. Deputetët e VRMO-DPMNE-së të cilët me të vërtetë duan të hyjmë në BE dhe NATO duhet të mbajnë përgjegjësi në emër të qytetarëve”, deklaroi Muhamed Zekiri nga LSDM.
Por nga VMRO-DPMNE thonë se qëndrimi i tyre vazhdimisht ka qenë i qartë për anëtarësim në NATO dhe BE. Nga atje thonë se deputetët e tyre do dëgjojnë zërin e popullit, që sipas tyre u kristalizua më 30 shtator.
“VMRO-DPMNE si parti politike nga momenti i themelimit të saj deri tani nuk e ka ndryshuar kursin drejt NAT0-s dhe BE-së. Në lidhje me grupin parlamentare të VMRO-DPMNE-së disa herë në ditët e fundit pas 30 shtatorit kemi treguar qartë se grupi parlamentar është kompakt dhe se do ta dëgjojnë vullnetin e popullit. Zëri dhe vullneti i popullit në 30 shtator u ka thënë stop politikave kapitulluese që ka formuar kjo qeveri”- u shpreh Dimitar Dimitor nga VMRO-DPMNE.
Ndërkohë, nga BESA e Kasamit në mënyrë decidive mohojnë mundësinë e koalicionit parazgjedhor me LSDM-në. Nga atje thonë se janë të hapur për bashkëpunim me çdo subjekt shqiptar.
Lëvizja Besa hedh poshtë kategorikisht çdo mundësi për koalicionin parazgjedhor me LSDM-në duke vlerësuar se çdo koalicionin i LSDM-së me cilëndo parti shqiptare pa u rrumbullakuar të drejtat kushtetuese të shqiptarëve si popull i barabartë në Maqedoni do të ishte në dëm të interesit të shqiptarëve”, tha Abdush Demiri nga Lëvizja Besa e Kasamit.
Në rast se bisedimet për sigurimin e 2/3 dështojnë, atëherë alternative tjetër mbeten zgjedhjet e parakohshme, që do të mbaheshin kah fundi i nëntorit.
Të tjera
-
Paralajmërojnë meteorologët italianë, çfarë do të ndodhë në 12 dhe 13 janar
Meteorologët italianë paralajmëruan se një pjesë e madhe e Kontinentit të Vje...
-
Vend i ngrohtësisë dhe i shijes së veçantë, “Cassava” restoranti që do ju bëjë të ktheheni përsëri
Nëse jeni në kërkim të një vendi që kombinon atmosferën relaksuese me një për...
-
Haziri për Kurtin: Mendësia ‘500K’ tregon se njerëzit i sheh si numra
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, duke folur për kryeministrin Albin Kurti ...
-
Haxhiu deklarohet për arbitrazhin për Grandin: Mbetet i Kosovës, Pacollit do t’ia kthejmë paratë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar rreth lajmit për vendimin ...
-
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Avokati i Nasim Haradinajt, i cili e përfundoi dënimin prej 4 vjet e 3 muaj b...
-
Deklarata e Kurtit për fenë dhe identitetin shqiptar, Kelmendi: Është skandaloze, fyese e nënçmuese
Kryetari i FJALËS, Gëzim Kelmendi, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeminis...
-
KFOR s’ka ndryshuar qëndrim: Hapja e urës tani i vë në rrezik të panevojshëm ushtarët dhe komunitetet lokale
Gjenerali Enriko Borduani, komandanti i KFOR-it, është deklaruar për një nga ...
-
Kurti në “The New York Times”: Për identitetin shqiptar, feja s’ka qenë asnjëherë parësore
Gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times” ka shkruar sot për konvert...
-
Morën leje për sjellje të mirë, si u arratisën shqiptarët e rrezikshëm nga burgu
Dy të burgosur shqiptarë, Lefter Toçi dhe Romeo Qosja, kanë arritur të arrati...
-
Apel i policisë: Shmangni Merdaren, përdorni vendkalimet e tjera kufitare
Për shkak të pritjeve të gjata në vendkalimin kufitar në Merdar, Policia e Ko...
-
Krijohen kolona të gjata në pikat kufitare, deri në pesë orë pritje në Merdarë
Në pikat kufitare në dalje të Kosovës këtë të shtunë ka kolona dhe pritje të...
-
Joe Biden nderon Hillary Clintonin me “Medaljen e Lirisë”
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka ndarë Medaljen Presidenciale të Lirisë, nd...