Lajme

​Maqedonasit fillojnë protestën para zyrës së BE-së (Video)

Autori: Gazeta inFokus 20:21 | 28 April 2017

Pas dhunës së mbrëmshme ndaj deputetëve të shumicës së re parlamentare dhe gazetarëve që ishin duke e përcjellë seancën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, protestuesit sot janë bartur para zyrës ë bashkimit Evropian në Shkup.

Protestuesit të organizuar nga organizata “Për Maqedoni të Përbashkët” janë duke protestuar para zyrës së BE-së, ku po kundërshtohet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe formimi i institucioneve të vendit.

Ndërkohë përpara Kuvendit është ndërprerë protesta duke hequr edhe tendat, të cilat ishin vendosur mbrëmë në mesnatë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera