Lajme

​Humbën prej mjegullës dhe stuhisë, shpëtohet grupi në Brezovicë

Autori: Gazeta inFokus 09:02 | 13 January 2022

Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës ka arritur t’u dalë në ndihmë një grupi të ski-bjeshkatarëve të cilët kishin humbur në mjegull dhe stuhi në afërsi të qendrës skitare në Brezovicë.

Pas dërgimit të koordinatave dhe mobilizimit të Shërbimit, është arritur që të shkohet deri te zona dhe pas vështirësive për shkak të temperaturave dhe të shpëtohen.

“Telefonatën e kemi pranuar në ora 17:35. […] Në orën 19:40 arrihet në zonën e incidentit dhe për shkak të kushteve të rënduara dhe dukshmërisë nuk mundën të takohen, por vetëm dëgjojnë zërin e njëri-tjetrit. Në orën 20:40 pas një ngjitjeje dhe orientimi në kushte ekstreme arrihet me shumë vështirësi gjetja dhe shpëtimi i të humburve. Duhet të ceket që operacioni ka pasur shumë vështirësi pasi që edhe komunikimi me telefon me të humburit është ndërprerë shkaku i ndaljes së telefonave nga i ftohti i madh. Në orën 22:00 përfundon evakuimi i të humburve në qendrën skitare”, thuhet në njoftimin e Shërbimit të Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës.

-Advertisement-

Personat e evakuuar janë shoqëruar me kujdes deri në qendër në gjendje stabile shëndetësore, ndërsa raportohet se gjendja e tyre është e mirë.

Skuadrat tjera gjatë kryerjes së operacionit, janë nisur për tu bashkangjitur në operacion, por fatmirësisht evakuimi i viktimave është arritur pa pasur nevojë për mbështetje operacionale.

Udhëheqësit e ShKShMK janë koordinuar me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera deri në përfundimin e operacionit.

Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës apelon për kujdes në lëvizjet nëpër zonat malore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera