Lajme

​Arifi: Diskriminimi dhe racizmi nuk i duhen Kosovës tonë

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 22 November 2021

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Bekim Arifi ka reaguar për rastin e pretenduar të mosshërbimit të disa të rinjve në një kafiteri në Gjakovë, duke thënë se ky fenomen nuk është për herë të parë në Kosovën, pasi raste të tilla kishte edhe më herët.

Arifi ka thënë se Kosovës tonë nuk i duhen raste të tilla, sepse jemi shtet i ndërtuar mbi bazën multinacionale dhe demokratike.

“Kosova është një vend i vogël dhe barazia duhet të jetë për gjithë pa dallim. Kosova jonë ka kaluar vuajtje të shumta dhe liria pas 1999 është për të gjithë. Diskriminimi dhe Racizmi na kthen prapa. Kërkoj nga organet e shtetit të jeni efektive dhe merren masat të menjëhershme ndaj këtyre bizneseve sepse ata shkartojë shoqërinë tonë dhe krijon urrejtje ndaj njëri tjetrit. Çdo veprim në parandalimin e Racizmit duhet fillon nga shteti e mbështetet nga e gjithë shoqëria. Me drejtësi dhe barazi mundemi të ecim para. Stop fenomeneve raciste në Kosovë”, thuhet në reagimin e tij.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera