A funksionon vërtetë dieta ketogjenike?
Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 10 August 2017
Mjaft e pëlqyer nga Kim Kardashian dhe Gwyneth Paltrow për rezultatet e shpejta, Dieta Ketogjenike ka qënë në qendër të vëmendjes në këto 12 muaj.
Programi me pak karbohidrate dhe shumë yndyrna, do të thotë se ata që e zbatojnë konsumojnë proteina të moderuara dhe pjesën më të madhe të energjisë e marrin nga yndyrnat.
Por a funksionon vërtetë kjo dietë?
Shoqata e Dietologëve të Australisë duke e analizuar këtë regjim ushqimor ka zbuluar tre gjëra që njerëzit duhet të konsiderojnë para se të nisin këtë dietë.
Yndyra është burimi kryesor i energjisë që konsumohet, trupi duhet ta përdorë këtë si energji kryesore apo “karburant”, shpjegojnë ata.
“Kur yndyrnat e dietës metabolizohet në energji, prodhon nëprodukte të quajtura “ketone bodies”, molekura që formohen nga melçia nga acidet yndyrore. Ato përdoren nga indet e trupit, muskujt dhe truri. Ky proces njihet si “ketosis”. Trupi hyn në ketosis gjatë kohës së një kufizimi të ashpër të energjisë, si gjatë agjërimit, apo urisë, apo ushtrime intense të stërzgjatura. Apo kur marrja e karbohidrateve reduktohet në rreth 50 gr për ditë, apo më pak, e barabartë kjo me dy feta bukë apo një banane”, thonë dietologët.
Kur vjen puna tek humbja e peshës, ekspertët thonë se ata që ndjekin Dietën Keto “pa dyshim që do të bihen shumë shpejt në peshë”.
Këtë ata e shpjegojnë me reduktimin total të energjisë që merret, (kiloxhaul), zbrasjes së glikogjenit të mëlçisë dhe të muskujve, të lidhura me ujin, dhe reduktimi i oreksit.
Gjithashtu duhet të keni parasysh se për shkak se dieta është e ulët në fibra, simptomat gastrointestinale mund të çojnë dhe në kapsllëk. Kjo për ekspertët do të thotë një rrezik më i lartë i kancerit të zorrëve në terma afatgjatë.
Sfida të tjera janë ato që lidhen me aspektin social të ushqyerjes.
Sasia e vogël e drithërave, frutave dhe perimeve është gjithashtu shqetësues kur drithërat lidhen me reduktimin e përkeqësimit të kushteve shëndetësore dhe frutat e perimet janë një burim i mirë vitaminash, mineralesh dhe fibra.
Pavarësisht të gjithave, dietologët thonë se kjo dietë nuk rekomandohet për popullatën e gjerë për sa kohë që efikasiteti afatgjatë dhe siguria e kësaj diete nuk dihet, pasi është studiuar vetëm në termat afatshkurtër.
Të tjera
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...