Sport

​800 euro kushton dhurata që Mourinho ia ka premtuar Felix Gyanit

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 22 November 2021

Roma mori një fitore shumë të rëndësishme në Serie-A të dielën duke e mposhtur Genoan me rezultat 2-0.

Heroi i “Giallorosëve” ishte talenti Felix Gyan i cili shënoi dy gola në minutat e fundit të ndeshjes pasi u inkuadrua në minutën e 74’, përcjellë KosovaPress.

Pas ndeshjes, trajneri Jose Mourinho ka zbuluar se i kishte premtuar lojtarit që do t’ia blente këpucët e tij të preferuara nëse bën paraqitje të mirë në fushë.

-Advertisement-

18 vjeçari po bënte vetëm paraqitjen e tij të tretë në Serie A kur shënoi të dy golat për fitoren 2-0, madje goli i dyte i tij ishte i jashtëzakonshëm.

“I kisha premtuar se do t’i bleja Feliksit këpucët që i pëlqejnë shumë, të cilat janë vërtet të shtrenjta, kushtojnë 800 euro, ndaj ai vrapoi dhe më tha të mos e harroj premtimin që i kam dhënë! Nesër (sot) në mëngjes, gjëja e parë që do të bëj është t’i blej atij këpucët”, tha Mourinho për “DAZN”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera