Lajme

Zyrtarja në Prishtinë dyshohet për shpëlarje parash, në zyrën dhe vendbanimin e saj gjenden disa dëshmi

Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 15 March 2023

Policia e Kosovës njofton se një rast i keqpërdorimit të pozitës zyrtare ka ndodhur në Prishtinë.

Siç bëhet e ditur, të martën e 14 marsit, me urdhër të gjykatës kompetente është kryer kontroll në zyrën dhe vendbanimin e zyrtares së dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale si dhe shpëlarje parash.

“KEQPËRDORIM I POZITËS ZYRTARE/ Prishtinë 14.03.2023 – 09:00. Me urdhër të gjykatës kompetente është kryer kontrollë në zyrën dhe vendbanimin e të dyshuarës femër kosovare nën dyshimin e kryerjes së veprës së lartcekur dhe shpërlarje parashë. Pas kontrollit të kryer në tri lokacione janë sekuestruar dëshmi si vijon: para, DVR, telefon mobil dhe dokumente në lidhje me rastin”

-Advertisement-

“Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur tutje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera