Lajme

Zyrtarja e BE-së shpreson se liberalizimi do të bëhet shumë shpejt

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 27 June 2018

Një zyrtare e Bashkimit Europian tha sot se pret që së shpejti Komisioni Europian ta japë një vlerësim pozitiv për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Drejtoresha për Ballkan Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz-Calavera, u prit sot nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Shpresoj që shumë shpejt ne do të dalim me një propozim që ta bëjmë liberalizimin realitet”, tha Calavera pas takimit me Haradinajn.

-Advertisement-

Ndërsa kryeministri Haradinaj tha se vlerësimi i pritshëm pozitiv nuk nënkupton se Kosova e ka kryer punën.

“Edhe pse do ta marrim vlerësimin, prapë nuk është kry puna. Njëra prej punëve që do ta bëjmë me kujdesin më të madh është që të mos dërgojmë mesazhe të gabuara”, tha ai.

“Ajo që unë po ju them të gjithëve është që prej Kosovës nuk shkojnë (në BE) as refugjatë as kriminelë sepse Kosova ka mbërri një shkallë të pjekurisë”, shtoi Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera