Lajme

Zyrtarizimi i Xhaferit si kryetar Kuvendi, çështje orësh

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 09 May 2017

Nga Ndërmarrja Publike ”Gazeta Zyrtare” e Maqedonisë dje u njoftua se sot do të shpallet vendimi i emërimit të Talat Xhaferit si kryetar të Kuvendit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Të punësuar të kësaj ndërmarrje thonë se vendimi i Xhaferit tanimë është shtypur në këtë dokument zyrtar dhe i njejti duhet që të publikohet. Kjo sipas të punësuarve është çështje kohe

Ndryshe, Talat Xhaferi u votua me 61 vota nga deputët në Kuvendin e Maqedonisë që tanimë bëjnë shumicën e re parlamentare. Pas votimit të tij, krisi dhuna në Kuvend nga protestuesit që hynën në shtëpinë ligjvënëse me anë të dhunës, ku u lënduan disa deputetë dhe gazetarë. Kjo njihet si e enjtja e zezë. /Telegrafi/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera