Zyrtarizimi i emisarit të ri për dialogun Kosovë-Serbi, nga Brukseli thonë se të hënën do të bëjnë “deklaratë të detajuar”
Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 24 January 2025
Këshilli i Bashkimit Europian të hënën e ardhshme do të miratojë vendimin e Përfaqësuesës së Lartë të bllokut, Kaja Kallas, për emisarin e ri të dialogut Kosovë-Serbi. Emri i tij ende nuk dihet zyrtarisht, megjithatë në media u raportua se do të jetë diplomati nga Danimarka, Peter Sorensen.
Alma Baxhaku
Këshilli Europian në një përgjigje për Gazetën Express ka konfirmuar që në mbledhjen e të hënës që po vjen Këshilli i Punëve të Jashtme të BE-së pritet që të konfirmojë të zgjedhurin e Kaja Kallas për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi meqë Përfaqësuesit Special aktual, Miroslav Lajçak, i përfundon mandati në fund të këtij muaji.
“Ky vendim pritet të miratohet nga Këshilli i Punëve të Jashtme të hënën e ardhshme. Ne do të lëshojmë një për shtyp në atë kohë”, ka thënë KE në përgjigje.
Radio Evropa e Lirë sot gjatë raportoi se diplomati nga Danimarka, Peter Sorensen, është konfirmuar nga ambasadorët e Bashkimit Europian për postin e përfaqësuesit të posaçëm të bllokut për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Më herët në një përgjigje për Express, Këshilli Europian pati konfirmuar çështja e emisarit të ri për dialogun është në shqyrtim nga vendet anëtare, por se nuk kishin zbuluar se emri i kujt po shqyrtohet.
Këshilli i Punëve të Jashtme përbëhet nga ministrat e jashtëm të të gjitha vendeve anëtare të BE-së. Mbledhjet e tij drejtohen nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit për Punë të Jashtme dhe Sigurisë.
Së fundi ishin përmendur edhe diplomatë nga Finlanda si zëvendësues potencialë të Lajçakut. Ish-ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto, ishte ndër të përfolurit, por Finlanda në një përgjigje më herët për Express kishte mohuar një nominim zyrtar për të.
Ndërkaq, diplomati danez Sorensen aktualisht është Këshilltar i lartë në Shërbimin e Veprimit të jashtëm të BE-së (EEAS) për diplomaci digjitale.
Gjatë karrierës së tij diplomatike në BE, Sorensen ka ushtruar disa detyra në Ballkanin Perëndimor. Ka shërbyer si përfaqësues i posaçëm i BE-së për Bosnje e Hercegovinë dhe shef i zyrës së BE-së në Sarajevë. Po ashtu ka qenë edhe shef i delegacionit të bllokut evropian në Shkup.
Më herët, Sorensen ka punuar si këshilltar edhe në Kosovë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa ka qenë edhe përfaqësues i posaçëm i përfaqësuesit të lartë të BE-së në Serbi.
Në Ballkan, ai ka punuar edhe në misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kroaci.
Përvoja e tij nga rajoni thuhet se ka qenë edhe një prej argumenteve, shkroi REL, se pse Kaja Kallas ka vendosur që ai të jetë pasardhësi i Lajçakut.
Të tjera
-
Jeta Rafuna në Prishtinë: Të punojmë fortë për fitoren tonë të madhe me 9 shkurt
Kandidatja me numrin 45 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jeta Raf...
-
Kolgeci: Atmosfera e festës së madhe të 9 shkurtit sonte filloi edhe në Malishevë
Kandidati për deputet nga LDK, Selman Kolgeci, ka ndarë pamje nga tubimi në M...
-
Limanaj: Malisheva e mobilizuar për fitoren e LDK-së
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arbe...
-
Dervishaj: Edhe Tërsteniku i Drenasit, meriton me kanë 77 herë më mirë
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Dervishaj ka v...
-
Haradinaj në Irzniq: Krenar me këta bashkëvendas që asnjëherë nuk ju ndanë idealit të Kosovës
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Bedri Hamza nga Barileva: Në çdo fshat dhe lagje të Prishtinës, mesazhi është i qartë: Ma mirë!
Bedri Hamza e ka mbyllur ditën e sotme me nj tubim në Barilevë të Prishtinës....
-
Dervishaj: Bashkë Kosovën do ta bëjmë 77 herë ma mirë
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Dervishaj ka p...
-
Hamza kërkon vota në Kamenicë, premton autostradë nga Gjilani deri te Dheu i Bardhë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza mbajti tubim me qytetarët e ...
-
Zotimi në Mitrovicë: Haradinaj premton rindërtimin e Xhamisë së Ibrit
AAK me partnerët e koalicionit, sot mbajti tubim me qytetarët e Mitrovicës. ...
-
“Na nuk merrmi me zanin e tij tmerrues, po merrmi me programin tonë”- Mërgim Lushtaku kritikon qasjen e ashpërt të Albin Kurtit
Në emisionin “Podcast me Shkëlzen Dakaj“, ku i ftuar ishte kandid...
-
Bedri Hamza: Kamenicën do ta lidhim me autostradë, Kamenica mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me qyt...
-
Krasniqi: Malisheva është gati për një të ardhme më të ndershme dhe të drejtë
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta...