Lajme

Zyrtari turk përsërit thirrjen e Erdoganit për ndalim të menjëhershëm të sulmeve ruse në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 12:46 | 27 February 2022

Zyrtari i qeverisë turke, Ibrahim Kalin, ka përsëritur thirrjen e presidentit Erdogan, për ndalim të menjëhershëm të sulmeve dhe fillim të negociatave për armëpushim.

Ai shtoi se Turqia do të vazhdojë t’i ndihmojë ukrainasit.

“Në ditën e katërt të luftës në Ukrainë, ne përsërisim thirrjen e Presidentit Erdogan për ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ruse dhe fillimin e negociatave për armëpushim. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të ndihmuar popullin e Ukrainës dhe për t’i dhënë fund gjakderdhjes në këtë luftë të padrejtë dhe të paligjshme”, ka shkruar Kalin në Twitter.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera