Lajme

Zyrtari i Qeverisë i përgjigjet Erdoganit për Haradinajn

Autori: Gazeta inFokus 17:53 | 31 March 2018

Anëtari i Kryesisë së AAK’së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratave të Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, duke thënë se Kryeministri i Kosovës nuk shantazhohet dhe as kërcënohet.

Ai ka thënë se kërcënimet e Erdoganit konfirmojnë se Haradinaj nuk ishte i përfshirë në dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova

“Dy çështje dua ti them: 1. Ramush Haradinaj nuk mund të shantazhohet e as kërcnohet, këtë e dinë të gjithë por nuk dëshirojnë ta pranojnë.  2. Ky pozicion i Erdoganit është tregues që kryeministri as nuk e ka ditur dhe as nuk është pjesë e Filmit ‘Deportimi’”, ka shkruar Tahiri, i cili ka pozitë edhe në Qeverinë e Kosovës.

-Advertisement-

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, në një fjalim të sotëm, e ka kërcënuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj se do të japë përgjegjësi për menaxhimin e situatës me turqit e deportuar.

Ai e ka kritikuar atë për shkarkimin e ministrit të Brendshëm dhe shefit të AKI-së, dhe i ka ftuar kosovarët të protestojnë kundër tij.

“Shërbimet tona sekrete kanë sjellë këtu gjashtë anëtarë të Gylenit. Por jam i mërzitur sepse mora vesh që janë shkarkuar minitri i Brendshëm dhe shefi i shërbimeve sekrete. Ej, kryeministri i Kosovës, që kur paske filluar të mbrosh ata që kanë bërë grusht shteti në Turqi? Nga kush i merr urdhrat ti? Jam i sigurt që populli i Kosovës, vëllezërit tanë aty, do të t’a japë përgjigjen e merituar”., tha Erdogan duke sulmuar njëkohësisht SHBA-të, të cilat sipas tij kontrollojnë Haradinajn.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera