Lajme

Zyrtari i Ukrainës i zhgënjyer me rezultatin e arritur në bisedimet me Rusinë

Autori: Ermirë Berisha 19:33 | 03 March 2022

Zyrtari i lartë i Ukrainës, Mykhailo Podolyak, ka thënë se negociatat me rusët kanë përfunduar por rezultatet që i duhen ukrainasve nuk janë arritur, shkruan Gazeta inFokus.

Negociatori ukrainas Podolyak përmes një postimi në Twitter, ka thënë se pala ruse nuk dha asnjë rezultat që i nevojitet Ukrainës.

“Rundi i dytë i negociatave ka përfunduar. Fatkeqësisht, rezultatet që i duhen Ukrainës nuk janë arritur ende. Ekziston një zgjidhje vetëm për organizimin e korridoreve humanitare”, tha Podolyak./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera