Lajme

Zyrtari i PSD-së: Kurti veç kur është në zor numrash e propozon për president Murat Jasharin

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 14 January 2021

Gëzon Kastrati, zyrtar i Partisë Socialdemokrate ka kritikuar ashpër Albin Kurtin pasi propozoi Vjosa Osmanin për presidente.

Kastrati thotë se kur Kurti është në zor e propozon për president Murat Jasharin, e kur i duket që nuk ia ka nevojën Vjosa Osmanin, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij pa ndërhyrje:

-Advertisement-

Kur eshte ne zor numrash propozon per president Murat Jasharin, e kur i duket qe s’ia ka nevojen e garon per presidente Vjosen.

Kur eshte ne zor per koalicion thote qe Presidenti duhet te jete jopartiak, e kur i duket qe do te fitoj mjaftueshem, para zgjedhjeve propozon presidente partiake.

Manipulant tipik

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera