Lajme

Zyrtari i PDK-së thumbon Konjufcën: Pavarësisht vardisjeve ne qëndrojmë në opozitë

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 08 April 2020

Glauk Konjufca, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, në Rubikon me Adriatik Kelmendin, tha që më nuk do të shantazhohen nga asnjë parti, kur u pyet nëse kanë vija të kuqe për PDK-në.

Kjo u cilësua si heqje e këtyre të ashtuquajturave vija të kuqe për partinë e Kadri Veselit, derisa kjo u mohua nga zëdhënësi i ministrisë, Ilir Kërçeli, shkruan gazeta inFokus.

E zyrtari i PDK-së, Donjet Bislimi, po thotë që pavarësisht vardisjeve të Konjufcës PDK do të qëndroj në opozitë e nuk do të hy në Qeveri.

-Advertisement-

“Vendimi për të respektuar verdiktin e qytetarit dhe për të qëndruar në opozitë, për t’u reformuar dhe nga ky pozicion për të kontribuar për vendin, ishte dhe mbetet ndër vendimet më të mira.

Askush dhe as Glauku me vardisjet e tij nuk do e ndryshojnë këtë realitet!”, ka thënë Bislimi./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera