Zyrtari i PDK-së: Presidenti serb “qyqan”, Kurti “drague”

Autori: Gazeta inFokus
14:41 | 12 August 2022
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, u ka bërë një analizë deklaratave të Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, pas tensioneve në fund të korrikut në veri.
Një deklaratë e Krymeinistrit Kurti dhënë për një media italiane se “rrezikojmë luftë” ka bërë bujë të madhe brenda dhe jashtë Kosovës.
Abdullahu i PDK-së thotë se “ne jemi viktimë” dhe Kryeministri duhet të flasë si viktimë që mbrohet e jo “që sulmon”.
Ai shkruan se presidenti serb vazhdon të viktimizohet “thuajse Kosova do ta sulmojë nesër”. Sipas Abdullahut, Kurti po e bën të kundërtën.
“Edhe pse në raport me Kosovën Serbia ka ushtri, territor, popullsi, ekonomi e çdo gjë tjetër më të madhe e më të fortë, Vuçiq viktimizohet, thuajse se Kosova do ta sulmoj nesër. Duket se Kurti nuk e ka kuptuar këtë drejtë. Krejt të kundërtën e bën Kurti “azgan”. Ai vazhdon me përpjekjen që të lë përshtypje për opinionin brenda dhe jashtë, sidomos brenda se tash ky ka me ja “tregu qejfin” Serbisë”, shkruan Abdullahu.
Më poshtë gjeni postimin e plotë dhe pa ndërhyrje të zëdhënësit të PDK-së:
Presidenti serb “qyqan” kurse Kurti “drague”
Ne jemi viktimë dhe kështu të sillet Kurti si viktimë që mbrohet, jo si viktimë që sulmon!
Presidenti i Serbisë vazhdon me të vjetrën, të viktimizohet. E bën këtë edhe për konsum të brendshëm edhe para ndërkombëtarëve. Edhe ngjyrën e zërit, edhe mimikën e fytyrës, edhe gjestikulimet, edhe togfjalëshin që e përdorë, janë në shërbim të krejt kësaj kulture të tij politike në raport me Kosovën, sidomos kur ndodh diçka në veri.
Edhe pse në raport me Kosovën Serbia ka ushtri, territor, popullsi, ekonomi e çdo gjë tjetër më të madhe e më të fortë, Vuçiq viktimizohet, thuajse se Kosova do ta sulmoj nesër.
Duket se Kurti nuk e ka kuptuar këtë drejtë. Krejt të kundërtën e bën Kurti “azgan”. Ai vazhdon me përpjekjen që të lë përshtypje për opinionin brenda dhe jashtë, sidomos brenda se tash ky ka me ja “tregu qejfin” Serbisë. Tash ky “dragoi” ia tregon “qejfin” Vuçiqit se nuk mundet me vazhdu me të vjetrën.
Çfarë gabimi amatoresk. Pse nuk kuptohet drejtë e më pas të përçohet qartë e me korrektësi gjithandej se Kosova është viktimë, se paqja po rrezikohet nga Serbia, se Kosova po cenohet në ekonomi, në siguri, në politikë, etj.
Ne jemi viktimë dhe kështu të sillet Kurti, si viktimë që mbrohet, jo si viktimë që sulmon. Përndryshe përshtypja e përçuar do të jetë “Vuçiqi viktimë” e Kurti “trim drague”. Gabim!

Të tjera
-
Trump thotë se SHBA-ja dhe Ukraina do ta nënshkruajnë së shpejti marrëveshjen për minerale
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do ta nëns...
-
Në Prishtinë mbahet tryezë për dialogun ndërfetar
Fondacioni “Drita”, sot do të mbajë tryezën e dialogut ndërfetar sipas modali...
-
Dita Botërore e Sindromës Down
Sindroma Down ndodh kur një individ ka një kopje shtesë të pjesshme ose të pl...
-
Zjạrr i madh në Londër, mbyllet aeroporti më i madh në Britani – anulohen të gjitha fluturimet
Një zjarr ka shpërthyer në një nënstacion në perëndim të Londrës, duke çuar n...
-
Shtatë vjet nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi
Sot bëhen shtatë vjet që kur Kuvendi i Kosovës miratoi demarkacionin me Malin...
-
Haradinaj krenar me fitoren e Kosovës ndaj Islandës: Përpara Kosovë
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i entuziazmuar me fitoren e...
-
Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv për shpërbërjen e Departamentit Amerikan të Arsimit
Presidenti i ShBA-së Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të ...
-
Peci: Treni për Këshillin e Evropës, do të na ikë edhe sivjet
Ish-Ambasadori Lulzim Peci tha se procesi i dialogut nuk mund të ecë përpara ...
-
Ambasadori Orav: BE-ja do një qeveri që mban premtime
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka ndarë mendimet e tij...
-
Çmimi i 39 shteteve për kw/h dhe GDP-ja e tyre: Ku renditet Kosova?
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka publikuar Raportet Konsultative që...
-
Arrestime të reja për tragjedinë në Koçan: Arrestohen dy ish kryetarët e Koçanit dhe kryetari i dorëhequr Papazov
Një aksion i ekipeve policore është duke u zhvilluar me urdhër të Prokurorisë...
-
Maqedonci thotë se Kosova do të ketë rol kyç në ‘Defender Europe 2025’
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se Kosova do të ketë një rol edhe m...