Zyrtari i NATO-s: Urgjentisht të ndërmerren hapa konkretë për shtensionim të situatës
Autori: Gazeta inFokus 19:00 | 05 July 2023
Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për operacione, Thomas Goffus, ka thënë se askush nuk duhet të tentojë një konflikt të ri në Evropë.
Goffus u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë ta respektojnë marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e zbatimit të saj të arritur në Ohër, siç raporton mediumi publik i Kosovës.
“Kam ardhur këtu për të konfirmuar qëllimin e NATO-s për paqe e stabilitet. Nuk kemi parë progres nga Prishtina e Beogradi për deeskalim dhe kjo ka vënë në rrezik jetën e qytetarëve. Kemi pasur numrin me të madh të ushtarëve të lënduar të KFOR-it që nga viti 1999. Kjo është e papranueshme! Është urgjente për Prishtinën dhe Beogradin të ndërmarrin hapa konkretë për shtensionim, të dialogojnë dhe t’i respektojnë marrëveshjet”, tha ai në një deklarim për gazetarë, pas takimeve që ka pasur me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti.
Ndërkaq, siç ka raportuar mediumi Koha, Goffus ka thënë se ushtarët e KFOR-it janë të gatshëm të intervenojnë nëse ka përshkallëzim të situatës.
Tutje, ai ka bërë thirrje që të zbatohen marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli.
Të tjera
-
Policia largon posterat me foton e Radojçiqit që u vendosën në tri komuna në veri, i merr si provë materiale
Policia e Kosovës ka konfirmuar se në tri komunat veriore, Leposaviq, Zubin P...
-
KFOR-i përfundon stërvitjen e udhëhequr nga EUFOR “Reagimi i Shpejtë 2024” në Bosnje dhe Hercegovinë
KFOR-it ka bërë të ditur se ka përfunduar stërvitja e nga EUFOR “Reagimi i Sh...
-
Arrestohet një burrë në Novobërdë për ạrmëmbajtje pa leje
Është arrestuar një i dyshuar për armëmbajtje pa leje në fshatin Bushincë të ...
-
Bie çmimi i druve, sivjet 50 deri 55 euro metri, kosovarët po preferojnë ngrohjen me kondicionerë
Konsumi i energjisë elektrike është rritur gjatë muajve të verës krahasuar me...
-
Evropa Qendrore mund të përballet me vërshimet më të ashpra në dekada
Shtetet e Evropës Qendrore kanë bërë përgatitje intensive, pasi ka parashikim...
-
Ambasadori i Suedisë: Ura duhet të hapet, pyetja është kur dhe si – në këtë moment nuk ka kohë për diskutime
Ambasadori suedez në Kosovë Jonas Westerlund, ka thënë se fokusi i BE-së ësht...
-
Të hënën Kuvendi i Kosovës shënon Ditën e Demokracisë
Me moton globale “Qeverisja efektive e Inteligjencës Artificiale në të gjitha...
-
Abdixhiku: Na pret një fushatë e bukur përpara, jemi gati dhe jemi një, Kushtrimi po bie në Kosovë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, qëndroi dje në V...
-
Sot mot me shi, temperaturat deri në 24 gradë
Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje të herëpashershme sh...
-
Mbrojtja propozon të kryhet ekspertizë e re psikiatrike ndaj të akuzuarit për vrạsjen e vëllait
Në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, mbrojtësja e të a...
-
Sarrazin i kërkon Qeverisë t’i heq masat ndaj mallrave serbe, flet për pasoja të rënda në rast të refuzimit
Manuel Sarrazin, emisar i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor ka bërë një ana...
-
Gjermania hap dyert për 250 mijë emigrantë të këtij vendi
Gjermania do të hapë dyert për 250 mijë punëtorë kenianë të kualifikuar dhe g...