Zyrtari i “Human Rights Watch” e pranon gabimin, thotë se do të duhej të ishte formuluar ndryshe raporti ku flitet për masakrën e kryer nga UÇK-ja
Autori: Gazeta inFokus 20:15 | 06 September 2023
Frederick Abrahams, nga OJQ-ja ndërkombëtare “Human Rights Watch” (HRW), në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, tha se do përpilonte ndryshe fjalitë në raportin ku është folur për rastin e trupave të pajetë në Liqenin e Radoniqit.
Këtë dëshmitari e deklaroi duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Veselit, avokatit Ben Emmerson raporton “Betimi për Drejtësi”.
Avokati Emmerson fillimisht lexoi një pjesë të një raporti të shkruar nga Abrahams se komandanti i regjionit të Dukagjinit duhet të ketë ditur siç e kanë përshkruar në raport, për masakrën më të madhe që ka kryer UÇK-ja në 1998, një ekzekutim afër liqenit të Radoniqit ku janë vrarë 30-40 persona.
Për këtë ai tha se organizata HRW ka bërë cenim të asaj që dënon duke deklaruar se dikush është fajtorë pa hetime dhe atë kur personi është i pafajshëm.
Po ashtu, ai lexoi edhe një paragraf tjetër kur thuhet se ‘‘komandantët e zonave kryenin krime, është e qartë si në vrasjen e shtatorit pranë Gllogjanit, komandantët e zonave duhet të kishin dikur në mos të kishin urdhëruar drejtpërdrejtë vrasjet’’.
Për këtë, avokati tha se 9 prej viktimave sa kanë qenë gjallë, për herë të fundit kanë qenë nën ruajtjen e serbëve, e që dëshmitari tha se ‘‘duke ditur ato që dimë sot, këto fjali do e përpiloja ndryshe’’.
Pas kësaj, avokati tha se gjykimi për këtë çështje ka mbaruar dhe se personi është i pafajshëm dhe se është vërtetuar se nuk kishte organizatë të përbashkët kriminale dhe as nuk kishte lidhje me asnjë nga komandantët e zonave.
‘‘E pranoj gjithsesi se formulimi duhet të ishte bërë ndryshe’’, tha Abrahams kurse avokati Emmerson tha se çështja shkon përtej sepse vrasjet janë përshkruar si të kryera nga forcat e UÇK-së.
Dëshmitari tha sërish se ‘‘duhet të ishte shkruar ndryshe’’ dhe se pretendimet i kishin marr nga palët serbe.
Kur avokati sqaroi se viktimat kishin vdekur në vende të ndryshme dhe kohë të ndryshme por se trupat e tyre janë hedhur në të njëjtin vend, dëshmitari vazhdonte të thoshte ‘‘duhej shkruar ndryshe’’.
‘‘Po këta trupa janë zbuluar dhe pretendohej se UÇK-ja i ka kryer por e pranoj se duhet të ishte shkruar ndryshe’’, tha ai.
Më tej Abrahams pranoi se nuk kanë bërë hetim në hollësi për këtë çështje, se nuk kishin arritur të shkonin në vendin e krimit pavarësisht që kishin tentuar dhe se nuk iu ishte lejuar qasja në morgun e improvizuar.
Ai për këto fjali të shënuara tha se pajtohet që fjala ‘‘duhet’’ të zëvendësohet me ‘‘mund’’.
Ndërkaq, dëshmitari pohoi se është e saktë dëshmia e tij për fuqinë e UÇK-së në qershor, korrik, gusht, se ishte grup i organizuar më mënyrë të shpërndarë, me pushtet të decentralizuar me komandë qendrore ku autoriteti ishte me shkallë të gjerë te komandantët vendorë.
Tutje tha se i qëndron pranë deklaratës se komandantët e zonave mund të kishim parandaluar veprimet kriminale po të kishin dashur dhe se mund të kishin ndërmarr hapa.
Në anën tjetër, lidhur me rastin e ‘‘Kleçkës’’, dëshmitari ra dakord se ekzistonte një fushatë nga serbët për të hequr trupa nga Kosova për në Serbi dhe të hiqnin fajësinë nga vetja e vet.
Ai tha se në shtator kishte dëgjuar se shteti serb pretendonte se kishte zbuluar në një varr krime të kryera nga UÇK-ja dhe që ishin zbuluar trupa në Kleçkë duke shtuar se ata kishin hulumtuar se pretendimet serbe kishin ngritur mjaft pikëpyetje.
‘‘S’mund të them se s’janë kryer e as që UÇK-ja nuk është përgjegjëse për dhunë ndaj njerëzve që janë gjetur, por ajo që mund të them është se paraqitja e versionit serb lindi dyshime’’, shtoi më tej Abrahams.
Ndërkaq, avokati lidhur me rastet tjera të përmendura në raport tha se vetëm kanë bërë jehonë të raportit nga një organizatë tjetër siç është Qendra Juridike Humanitare, por që dëshmitari tha se janë cituar burimet nga ai raport dhe se lexuesve iu është lënë të vlerësojnë besueshmërinë.
Dëshmia e këtij dëshmitari do të vazhdojë edhe në seancën e nesërme./BetimipërDrejtësi
Të tjera
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...