Zyrtarëve shtetërorë nuk i ekzekutohen pagat, nuk dihet as se kur do t’u dalin në xhirollogari
Autori: Gazeta inFokus 18:35 | 30 September 2024
Mjekët, mësuesit, zjarrfikësit, policët, zyrtarët administrativë e të gjithë ata që paguhen nga Ministria e Financave e Republikës së Kosovës nuk i kanë pranuar sot pagat dhe ende nuk dihet se kur do iu ekzekutohen ato.
E gjithë kjo ka ndodhur pasi ka skaduar mandati edhe i ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit, e pa nënshkrimin e të cilit, nuk mund të bëhet asnjë dalje e parasë publike nga llogaritë e shtetit.
Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë (DMZP), i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka dhënë një opinion ligjor në përfundim të orarit.
Përmes opinionit, DMZP ka udhëzuar Ministrinë e Financave se si të procedohet nga nesër me ekzekutimin e pagave dhe zëvendësimin e pozitave që kanë funksionuar me ushtrues detyre.
Neni 35 i Ligjit për Zyrtarët Publik tregon se askush nuk mund të jetë ushtrues detyre i asnjë pozite shtetërore për më shumë se një vit.
“Zyrtarja/i publik nuk mund të caktohet si ushtruese/i detyre më gjatë se gjashtë (6) muaj. Kur pozita nuk mund të plotësohet brenda afatit gjashtë (6) mujor, ky afat mund të zgjas më së shumti edhe për gjashtë (6) muaj të tjerë”, thuhet në paragrafin 3 të këtij ligji.
Më tej, në paragrafin vijuese të këtij neni tregohet se duhet të respektohet paragrafi 3.
“Pozita e lirë nuk mund të zëvendësohet me ushtrues detyre për më gjatë se afati i përcaktuar në paragrafin 3. të këtij neni”, është thënë në paragrafin 4 të nenit 25.
Kurse, në paragrafin 5 thuhet se çdo vendim i ushtruesit të detyrës pas kalimit të afatit të përcaktuar në paragrafin 3 është i paligjshëm.
“5. Çdo vendim i marrë nga ushtruesja/i i detyrës, pas kalimit të afatit të përcaktuar në paragrafin 3. të këtij neni, është i paligjshëm.”, thuhet në paragrafin 5.
Të tjera
-
Kurti: Rusia dhe Serbia, vende që orientohen nga ideologjia e përbashkët
Kryeministri Albin Kurti para studentëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës k...
-
Austri: Shembet skela e pasiguruar, lëndohet rëndë kosovari 36 vjeçar
Skelat nisën të lëkunden dhe u shembën bashkë me punëtorin i cili ka pësuar l...
-
Biden kundërshton idenë për ofensivë tokësore nga Izraeli, kërkon armëpushim
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, kundërshtoi idenë e nisjes së një ofensive t...
-
Kurti në Amerikë: Historia jonë u njoh nga shtetet aleate si ShBA-ja, Britania, Gjermania, Franca e Italia
Kryeministri Albin Kurti para studentëve në Shtetet e Bashkaura të Amerikës, ...
-
Hoti: Ndryshimi i Ligjit për skemat pensionale është i domosdoshëm
Deputeti i kuvendit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdull...
-
Raportohet se Rrahmani e Korenica do të zyrtarizojnë koalicionin me Pacollin
Raportohet se Eman Rrahmani e Visar Korenica deputetët të Lëvizjes Vetëvendos...
-
Bajqinovci: Opozita do e kërkojë 2021-ën, do të jetë mirë nëse disa nga ta do të jenë në Kuvend
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se do...
-
OBSH: Zhvendosja dhe kushtet e jetesës mund të nxisin sëmundjet
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tani thotë se zhvendosja masive dhe...
-
Nagavci nënshkruan vendimin: 1 mijë euro bursë për studentët e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë shqipe
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se e ka nënshkruar ven...
-
Zbulohen të ftuarit special të edicionit të katërt i ‘Nëntorin Shqiptar në NewYork’
New York do të mirëpresë për të katërtin vit radhazi ‘Nëntorin Shqiptar’. ...
-
Debakli i kryeministrit- Osmani Bajdenin e Blinkenin, Kurti takon ish-mafiozin e familjes Gambino
Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë shkuar veç e veç në New York t...
-
Ministri Aliu mban nesër konferencë për media, publikohet lista e anëtarëve të Odave të Arkitekteve dhe Inxhinierëve në fushën e ndërtimit
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu do të mbaj nesër konferencë për media...