Dy vjet nga aplikimi, Kosova larg anëtarësimit në Bashkimin Evropian
Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 30 September 2024
Qeveria e Kosovës thotë se po i bëhet padrejtësi vendit me zvarritjen e shqyrtimit të aplikimit për marrjen e statusit vend-kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Sipas ekzekutivit kosovar opinioni i BE-së ndaj këtij aplikimi dhe marrja e pyetësorit, janë hapa të domosdoshëm që duhet të merren nga unioni evropian.
Në qeveri shpresojnë që presidenca hungareze e Këshillit të BE-së të trajtojë me seriozitet të merituar kërkesën e Kosovës.
Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, thotë për KosovaPress se është e padrejtë që Kosovës të mos i jepet mundësia që të vlerësohet në baza meritokracie mbi nivelin e përgatitjes dhe gatishmërisë institucionale.
“Ne mendojmë se është e padrejtë që Kosovës të mos i jepet mundësia që të vlerësohet në baza meritokracie mbi nivelin e përgatitjes dhe gatishmërisë institucionale. Opinioni nga ana e BE-së dhe marrja e pyetësorit, janë hapa të domosdoshëm të cilat duhet të ndërmerren”.
“Kemi punuar ngushtë me presidencat e Këshillit të BE-së përgjatë kësaj periudhe, dhe shpresojmë që ajo aktuale hungareze ta trajtojë me seriozitetin e merituar kërkesën tonë për aplikim”.
Ai shton se aplikimi i Kosovës për marrjen e statusit-vend kandidat për anëtarësim në BE ishte si rezultat siç thotë ai i progresit të gjithmbarshëm dhe sinjal i fuqishëm i vullnetit, gatishmërisë dhe vendosmërisë për të bërë hapa përpara në procesin e integrimit evropian dhe rrugës drejt BE-së.
Kosova ka aplikuar për marrjen e statusit vend-kandidat për anëtarësim në BE më 15 dhjetor të vitit 2022.
Aplikimi deri tani nuk është shqyrtuar nga asnjë vend që ka pasur presidencën e Këshillit Evropian, ndërkaq deri më 31 dhjetor 2024, presidencën e Këshillit e ka Hungaria.
Mali i Zi dhe Serbia kanë bërë më shumë përparim në negociatat e anëtarësimit. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë hapur sivjet këto negociata, ndërsa Bosnje e Hercegovina ka marrë statusin e vendit kandidat.
Normalizimi i marrëdhënieve ndërshtetërore është kusht edhe për Kosovën, edhe për Serbinë që të përparojnë në rrugën e integrimit evropian.
Të tjera
-
Ramadani për komunikimin e Kusarit me Milan Radoiçiqin: “Është vepër penale, spiunazh”
Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka reaguar, pas përgjimeve të publiku...
-
Abazi reagon ashpër ndaj Kusari -Lilës: Njeri i korruptuar i të gjitha regjimeve, shumëçka tjetër ka…
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, e ka quajtur te korrupt...
-
Balaj: Radoiçiq nga zyra e Ramush Haradinajt ka fluturuar për Beograd
Ditën e sotme, në qendër të vëmendjes është biseda e re e publikuar në mes të...
-
Kurti takon qytetarë e aktivistë nga Sanxhaku
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në një takim aktivistë e q...
-
Arrestimi i Arsenijeviqit, serbët nesër protestojnë për lirimin e tij
Partia Demokratike Serbe, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nesër nga o...
-
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur për çështjen e koment...
-
Audio-inçizmet, Haxhiu: Kuvendi duhet të fillojë procedurën për marrjen e mandatit të Mimoza Kusarit-Lila
Bekim Haxhiu, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka kërkuar nga ...
-
Si i sheh njohësi i fushës ndryshimet e CEFTA-s ndaj Kosovës dhe pse e vlerëson si sukses politik
Nga sot Kosova nuk do të përfaqësohet më me emrin UNMIK në Marrëveshjen e Tre...
-
Samiti për Ukrainën, vendet e Evropës Juglindore miratojnë deklaratën në mbështetje të Kievit
Përfaqësuesit e 12 vendeve të Evropës Juglindore miratuan të mërkurën vonë De...
-
Gërvalla: Kosova po flet vetë në CEFTA, nuk përfaqësohet më gabimisht nga UNMIK-u
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është deklaruar...
-
Bislimi: Qeveria mbetet e angazhuar në rritjen e mundësive investuese për kompani të huaja
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Simiq: Me pëlqimin e Radoiçiqit kemi mbështetur kërkesat e Kusari – Lilës
Përfaqësuesi i Listës Serbe, Sllavko Simiq, pas publikimit të komunikimeve të...