Lajme

Zyrtarët nuk po i deklarojnë mëditjet (Video)

Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 09 October 2017

Vetëm gjatë vitit 2017 Prokuroria i ka hedhur poshtë 7 kallëzime penale të Agjencisë kundër korrupsionit, ndërkohë kjo agjenci ka dërguar mbi 90 raste me kallëzime penale dhe informata për Policinë dhe Prokurorinë.

Shaip Havolli, drejtor i Agjencisë kundër korrupsionit në emisionin “Përballje” tha se këto kallëzime penale kanë të bëjnë me shpërdorim të detyrës zyrtare, kanë të bëjnë me deklarim të rrejshëm.

“Kemi të bëjmë me veprën penale të dyshimit për korrupsion, pjesa tjetër ka të bëjë me deklarim të pasurisë, deklarim i rrejshëm, deklarim pas afatit dhe mos deklarim”, ka thënë Havolli.

-Advertisement-

Sipas tij, për vitin për vitin 2016, kanë qenë të obliguar të deklarojnë pasurinë mbi 4500 zyrtarë, 98.4 për qind e kanë deklaruar pasurinë, 24 vetë nuk e kanë deklaruar fare pasurinë dhe 48 të tjerë e kanë deklaruar pas afatit.

“Tash jemi në fazën e kontrollit të 886 zyrtarëve sipas shortit në fazën finale për të parë se a e kanë deklaruar saktë pasurinë. Rastet që dyshohen se kanë deklaruar rrejshëm i procesojmë në hetime”, ka thënë Havolli.

Ai ka thënë se kanë hasur edhe në raste që deklarimet nuk përputhen me të dhënat që i kanë deklaruar në pasurinë e tyre.

“Ka deputetë, ka zv.ministra që nuk e kanë deklaruar pasurinë apo e kanë deklaruar pas kohe”, thotë Havolli.

Sipas tij, Prokuroria ka nisur hetime për rastet që i ka dërguar Agjencia kundër korrupsionit si për shpërdorim të detyrës zyrtare e për deklarim të rrejshëm.

“Kemi raste p.sh te mos deklarimi i mëditjeve, i  fshehin mëditjet dhe ne menjëherë ushtrojmë kallëzim penal. Arsyetimet janë se kanë harruar të i deklarojnë. Këto mëditje vijnë nga një vijë buxhetore që nuk janë para të dyshimta sepse vijnë nga vija buxhetore dhe si para janë të pastra por zyrtarët thonë kemi harru me i deklaru”, ka thënë Havolli.

Sipas tij, është e rëndësishme që të vërtetohet qëllimi i mosdeklarimit të këtyre mëditjeve. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera