Sport

Zyrtarët e UEFA-s inspektuan punimet në Stadiumin e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 05 April 2018

Presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe inspektorët e UEFA-së, Joachim Brachert e Marshall Nicolaus vizituan  Stadiumin e Prishtinës për të parë nga afër ecurinë e punimeve që po bëhen në këtë stadium, shkruan infokusi.

Punët që po zhvillohen në stadiumin e Prishtinës janë në përputhje të plotë me standardet e parapërcaktuara nga UEFA dhe FIFA dhe ato do të përfundojnë në fillim të muajit qershor.

Lexo edhe: Ja çfarë thotë Gojani pas barazimit me Drenicën

-Advertisement-

Me këtë rast presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, tha se ndihet jashtëzakonisht i lumtur që më në fund po afrohet përfundimi i punimeve në stadium, derisa falënderoi ministrin Gashi për përkrahjen e plotë jo vetëm në mbështetjen e federatës, por edhe në zhvillimin e politikave progresive për përmirësimin dhe avancimin e të gjitha veprimtarive sportive në vendin tonë.

Në anën tjetër, ministri Gashi deklaroi se ndodhet në stadium për të parë nga afër ecurinë e punimeve të zhvilluara deri më tani dhe për të rikonfirmuar fuqishëm përkushtimin e tij si ministër që në qershor të këtij viti stadiumi i Prishtinës të jetë në funksion të zhvillimit të aktiviteteve sportive.

Inspektorëve Joachim Brachert e Marshall Nicolaus nesër do t’ju bashkohet edhe inspektori tjetër, Mark Blackbourne, të cilët më pas do t’i japin vlerësimet dhe rekomandimet e tyre.

Stadiumi i Prishtinës pritet që të inaugurohet në fillim të muajit qershor, me ç’rast do të zhvillohet një ndeshje e testuese.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera