Zyrtarët e lartë të LDK’së i tregojnë Edi Ramës se Kosova është shtet i pavarur
Autori: Gazeta inFokus 19:48 | 19 November 2019
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë skandalin e radhës në raport me Kosovën, duke e përfshirë atë si pjesë të Serbisë. Rama e ka edituar më vonë videon, por reagimet nga Kosova nuk janë ndalur.
Sipas një harte që e ja publikuar Rama në Facebook, i bie që Shqipëria kufizohet me Serbinë, e zyrtarë të LDK’së duan ta njoftojnë kryeministrin shqiptar se Kosova është shtet i pavarur, jo pjesë e Serbisë.
Një prej reagimeve të fundit, ka ardhur edhe nga zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri.
Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se Kosova është shtet nga 17 shkurti i vitit 2008.
Beqiri postimin e Edi Ramës e ka quajtur turpi i radhës.
“Për ata që “nuk e dinë”, për Edin e Shqipërisë, Kosova shtet i Pavarur e sovran është shpallur më 17 shkurt 2008, me hartën dhe kufijtë e saj. Nuk habitem me turpin e tij të radhës”.
Ndërkaq ish-deputeti Armend Zemaj, i cili ka fituar tjetër mandat në Kuvendin e Kosovës, i ka thënë Ramës “natën e mirë” dhe e ka akuzuar atë për ide të mbrapshta.
“Mirëmëngjesi JO, po natën e mirë TY dhe gjithë atyre që mendojnë për idet e mbrapshta. “Kosova shtet sovran dhe e pavarur✌️✌️”, ka shkruar Zemaj.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...