Zyrtarët e BE-së bëjnë thirrje nga Beogradi: Serbët të kthehen në institucionet e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 22:10 | 04 June 2023
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilçik, dhe anëtari i delegacionit të Komitetit për Stabilizim dhe Asociim me Bashkimin Evropian, Matjaz Nemec, ishin në një vizitë dyditore në Beograd.
Bilçik ka komentuar edhe ngjarjet e fundit në veri të Kosovë duke pohuar se tensionet duhet të ulen dhe serbët duhet të kthehen në institucione.
“Të gjithë jemi të shqetësuar në Bashkimin Evropian. Josep Borell dhe vendet anëtare lëshuan një deklaratë të qartë. Mesazhi bazë është de-përshkallëzimi, nuk mund të kemi dhunë, nuk mund të kemi sulme ndaj KFOR-it. NATO dhe EULEX janë në Kosovë për të ndihmuar të gjithë. Nëse situata përkeqësohet, përgjegjësia është e të dyja palëve. Të krijohet hapësira për dialog, për organizimin e zgjedhjeve të reja. Shpresoj që serbët të kthehen në institucione”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Nemec ka deklaruar se të dyja palët duhet të angazhohen për të dalë nga kriza.
“Jemi duke u përballur me një situatë të re, mendimi im është se duhet të kemi zgjedhje të reja në veri të Kosovës. Votuesit duhet të dalin dhe të votojnë. Të dyja palët duhet të angazhohen. Ne kemi një marrëveshje që ecën përpara, këto janë çështje të rëndësishme për të gjithë rajonin”, pohoi ai.
Delegacioni nga Brukseli ka biseduar për çështje aktuale me kryeministren, Ana Brnabiq, kryetarin e Kuvendit, Vladimir Orliq dhe liderët e opozitës./Nova.rs/
Të tjera
-
Ngjarjet e parlajmëruara për sot në Kosovë
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00-16:3...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Presidenca e Kosovës tha se i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Ale...
-
Shtim i vranësirave sot, në mbrëmje shi
Shtresa mjegulle apo vransira të ulëta mbulojnë pjesët e ulët të vendit, fill...
-
32 vjeçari nga Kosova vdes në një aksident në Suedi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suedi. Si pasojë e një aksidenti ka vdek...
-
Presidenca thotë se kanë konfirmim nga Uashingtoni se asnjë vendim i nënshkruar deri tash nga Trump s’e prek Kosovën
Vendimet e deritashme të presidentit amerikan Donald Trump nuk kanë ndikim ne...
-
Bedri Hamza: Kosova mundet ma mirë për të gjithë, 9 shkurti shans që nuk guxojmë ta humbim
Bedri Hamza ka mbajtur një takim sonte edhe me banorët e Gremës së Ferizajt. ...
-
Daut Haradinaj: Në secilën zonë të Kosovës, fryma e Kosovës fituese po ndjehet si kurrë më parë
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën Administratën Trump
Rikthimi i Donald Trumpit në pushtet, qasja që do të ketë ndaj rajonit dhe Ko...
-
Ismaili: Qytetarët anekënd Kosovësvpo e përkrahin vizionin e Bedri Hamzës për zhvillimin e Kosovës
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), një herësh edhe kandidat ...
-
Memli Krasniqi në Prizren: PDK me energji dhe mbështetje të fuqishme drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mori pjesë në taki...
-
Klan Kosova: Arsyet që çuan në prishjen e raporteve mes presidentes Osmani dhe ministres Gërvalla
Shpeshherë i doli në krah, e bëri ministre të Jashtme dhe ia dha bekimin që t...