Sport

Zyrtare: Ylli përforcohet me reprezentuesin kamerunas, Wangmene

Autori: Gazeta inFokus 09:18 | 25 March 2018

Klubi Basketbollistik Golden Eagle Ylli është duke menduar për fazën e “Play-Off”.

Skuadra suharekase ka konfirmuar përforcimin e ri që do ta ndihmojë skuadrën verdhezi drejt synimeve të tyre.

Skuadra që renditet në pozitën e tretë të renditjes tabelore është përforcuar me Alexis Wangmene.

-Advertisement-

“Edhe zyrtarisht iu prezantojmë basketbollistin tonë më të ri, Alexis Wangmene”, thuhet në konfirmimin e Yllit.

Wangmene do t’i bashkohet skuadrës të hënën, bën të ditur klubi nga Theranda.

Ai luajti për kolegjin Texas Longhorns dhe ka përfaqësuar ekipin kombëtar të Kamerunit.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy