Sport

ZYRTARE: Ylli i Kombëtares konfirmon kalimin në Serie A (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 28 August 2017
Ledian Memushaj është zyrtarisht lojtar i Beneventos, i cili ka blerë kartonin te Peskara për rreth 700 mijë euro.

Mesfushori kuqezi pritet të debutojë me skuadrën e re pas dy javësh, ndërkohë që dy ditë më parë ndoqi takimin kundër Bolonjës nga tribuna.

Për kalimin te Benevento, ku aktivizohet edhe Berat Gjimshiti, mesfushori foli për mediat italiane, duke konfirmuar se gjithçka është e mbyllur dhe mezi pret të luajë për skuadrën e sapongjitur në Serinë A. “E kemi mbyllur marrëveshjen me klubin, por po të ishte për mua do të kisha ardhur me kohë te Benevento.

Mezi prisja që negociatat të mbylleshin. Kam një raport të shkëlqyer me trajnerin, ai është një profesionist i madh. Këtu kam ardhur shumë herë si kundërshtar, por tani do të kem mundësinë për të luajtur me Beneventon”, ka thënë Memushaj. Vlonjati do të jetë pjesë e Kombëtares për ndeshjet ndaj Lihtejnshtejnit dhe Maqedonisë.

-Advertisement-

Memushaj vs Roma 2

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera