Sport

ZYRTARE: Xherdan Shaqiri lojtar i Liverpoolit

Autori: Gazeta inFokus 22:23 | 13 July 2018
Liverpool ka zyrtarizuar transferimin e Xherdan Shaqirit nga Stoke City.
Xherdan Shaqiri është lojtar i gjigantit anglez, Liverpool.

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, ka bërë një tjetër hap të madh në karrierë, duke u transferuar te Liverpooli në Premierligë.

Skuadra angleze në faqen zyrtare të klubit, janë bërë të ditur se kanë transferuar Shaqirin nga Stoke City.

26 vjeçari që ishte pjesë e Zvicrës në Kupën e Botës në Rusi, do të mbajë numrin 23 në fanellën e tij te Liverpool.

-Advertisement-

Kujtojmë se Shaqiri ka qenë pjesë e Stoke City për dy sezone, duke regjistruar 92 paraqitje.

Në karrierën e tij, Shaqiri ka veshur edhe fanellat e Interit, Bayern Munich dhe Basel.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera