Sport

Zyrtare: Villa kalon te klubi i Iniestas në Japoni

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 01 December 2018

Sulmuesi veteran David Villa pritet të bashkohet me ish-bashkëlojtarin te Barcelona dhe Spanja, Andres Iniestan në klubin japonez Vissel Kobe.

Pasi klubi New York City e konfirmoi se 36-vjeçari do të largohet nga klubi pas skadimit të kontratës, Villa e ka konfirmuar klubin e tij të ri përmes mediave sociale.

“Përgjatë karrierës sime gjithmonë e kam dëgjuar trupin tim, njerëzit rreth meje, dhe mbi të gjitha instinktin tim”, ka thënë Villa

-Advertisement-

“Në momente të dyshimit, shpresoj që një shenjë, një detal ose diçka më jep qartësi. Një sfidë e re më pret, Azia”.

Gjatë kohës së tij në ligën amerikane MLS, Villa ka shënuar 80 gola në 126 paraqitje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera