Sport

ZYRTARE: Trajneri ofron dorëheqjen pas ndeshjes në Superligën e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 04 November 2017

Trajner i Dritës, Milaim Zuzaku, ka ofruar dorëheqje pas ndeshjes me Flamurtarin.
Drita barazoi me Flamurtarin me shifrat 1:1 në kuadër të xhiros së 14-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll

Drita e dominoi ndeshjen e zhvilluar në Podujevë, por nuk arriti pikët e plota.

Trajner i Dritës, Milaim Zuzaku, ka ofruar dorëheqje pas ndeshjes. “Në pjesën e parë krijuam shumë raste për shënim dhe nuk i konkretizuam. Edhe në pjesën e dytë krijuam raste të shumta, por nuk i konkretizuam. Do të ulem me kryesinë e klubit dhe do ta ofrojë dorëheqjen. Nuk shkon kështu”, ka thënë pas ndeshjes për SuperSport Kosova, trajneri Milaim Zuzaku, përcjell “Gazeta Olle”.

-Advertisement-

Mbetet të shihet nëse do të miratohet kërkesa e tij nga kryesia e Dritës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera