Sport

Zyrtare: Suspendohet ndeshja mes Barcelonës e Las Palmas

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 01 October 2017

Barcelona ka vendosur që të mos luajë me Las Palmas në ditën e referendumit për pavarësinë e Katalonisë.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Las Palmas e paraparë të zhvillohet nga ora 16:15 është suspenduar për shkak të referendumit për pavarësinë e Katalonisë.

Ky vendim erdhi për shkak të asaj që po ndodh në Kataloni ku shumë qytetarë kanë mbetur të lënduar nga Policia spanjolle që po ndalen për të mos votuar.

Përveç kësaj, gjatë ditës Las Palmas njoftoi se lojtarët e saj do të veshin fanellat me një flamur spanjoll të qëndisur në to për të shfaqur përkrahjen e tyre për unitetin e Spanjës, diçka që irritoi Barcelonën.

-Advertisement-

Në një komunikatë për media, klubi i Las Palmas ka thënë: “Sot, ajo çfarë bëjmë është shumë e thjeshtë. Me flamurin spanjoll të qëndisur në fanellat tona, ne duam të votojmë pa mëdyshje në një votim imagjinar për të cilin askush nuk ka thirrur: ne besojmë në unitetin e Spanjës”, transmeton Express.

U raportua se Federata Spanjolle ka vendosur që ndeshje të luhet, ndërsa Barcelona nuk dëshiron ta bëjë këtë në ditën e referendumit. Kështu, sipas mediave spanjolle, Barça rrezikon të humbasë ndeshje në tavolinë me rezultat të pastër 0:3.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera