Sport

Zyrtare: Shqipëria pa njërin prej lojtarëve kryesorë ndaj Spanjës dhe Italisë

Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 04 October 2017

Federata Shqiptare e Futbollit e ka konfirmuar se sulmuesi Sokol Cikalleshi nuk do të luajë ndaj Spanjës dhe Italisë

Sokol Cikalleshi ka pësuar dje një lëndim në stërvitje, dhe nuk mund të luajë në dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës “Rusia 2018”.

Lajmi është konfirmuar nga FSHF, pasi testeve që ka kryer lojtari, ndërsa shërimi i tij do të zgjatë tre javë.

“Sulmuesi Cikalleshi dëmtohet nuk mund te aktivizohet me Spanjën dhe Italinë.

-Advertisement-

Sulmuesi i ekipit kombëtar të futbollit Sokol Cikalleshi ka pësuar një dëmtim gjatë seancës së djeshme stërvitore. Gjatë rezonancës së kryer sot rezulton se rikuperimi i tij kërkon deri në 3 javë kohë. Kështu Cikalleshi nuk do të mund të luajë dy takimet zyrtare eliminatore. Ai do të niset nesër drejt klubit të tij për të nisur periudhën e rehabilitimit”, thuhet në njoftimin zyrtar të FSHF-së. /Express/

Lexo më

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera