Zyrtare: Shqipëria fton futbollistin e Lirisë (FOTO)
Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 12 April 2018
Kombëtarja shqiptare e futbollit e moshës U-16 (datëlindja 2002) e drejtuar nga trajneri i përfaqësueses U-17, Dzemal Mustedanagic do të marrë pjesë në turneun e organizuar në San Marino “UEFA U-16 Development”, në datat 19-24 prill 2018, një turne traditë ky, ku Shqipëria është gjithmonë prezente.
Në këtë turne trajneri ka grumbulluar lojtarë të cilët kanë qenë produkt i seleksionimeve të muajit dhjetor në Shqipëri, Greqi, Itali e Zvicër.
Po ashtu është ftuar edhe futbollisti i Lirisë së së Prizrenit, Diellor Beseni.
Po kështu, sikundër u shpreh edhe vetë tekniku, 50% e lojtarëve i përkasin kampionatit shqiptar dhe pjesa tjetër ka ardhur nga kampionatet e huaja. Për këtë turne trajneri Mustedanagic u shpreh:
“Kjo është një moshë delikate dhe ka përherë ndryshime dhe unë jam munduar që në këtë grumbullim të bëj një ndarje të barabartë të futbollistëve nga Shqipëria dhe atyre nga jashtë. Janë një brez i mirë që premtojnë jo pak për të ardhmen. Ky turne do të jetë një test për ecurinë e kësaj grupmoshe për tu bërë pjesë më pas në përfaqesuesen U-17 dhe me rradhe. Do të shikoj futbollistët që janë më mirë dhe sigurisht do të largohen ata që nuk kanë formën e duhur, nuk perjashtoj ndonjë afrim të ri nëse dikush do të performojë në nivelin e duhur. Vitet e fundit niveli i futbollit në Shqipëri ka ardhur në rritje dhe kjo tregohet edhe në ekipët kombëtare.”
Po kështu, më pas trajneri u ndal edhe te përgatitja e skuadrës U-17, dhe elementët e grupit që do të përballë ndeshjet zyrtare në turneun eleminator të ardhshëm. Grumbullimi i skuadrës U-16 (datëlindja 2002) nis sot në Durrës në rezort “Tropikal”, ku lojtarët do të nisin stërvitjet nga pasditja e sotme e deri në datë 19, kur do të nisen drejt San Marinos.
Ekipet pjesëmarrëse në këtë turne janë:
Shqipëria
Armenia
Italia
San Marino
Skedulimi i ndeshjeve:
20 prill
Shqipëri-Itali “San Marino Stadium” ora 13:00
22 prill
Shqipëri-Armeni “San Marino Stadium” ora 18:00
24 prill
Shqipëri-San Marino ” Montecchio Stadium” ora 11:00
Lista e futbollisteve te grumbulluar:
Të tjera
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...
-
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa mbetje pesticidesh, vetëm 3 ngarkesa problematike në eksport
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë një deklaratë për publiku...
-
Vetëm 50% e agjendës legjislative u përmbush këtë vit në Kuvendin e Kosovës
“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu..” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në...
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...
-
Vdes një person në QKUK
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur në Qendrën Klinike...
-
Për nëntë muaj, Qeveria “Kurti” mbi 12 milionë euro shpenzime të udhëtimit dhe telekomunikimit
Mbi 12 milionë euro kanë arritur shpenzimet e udhëtimit dhe telekomunikimit t...
-
Rashiq: Lista Serbe po i kërcënon dhe largon nga puna serbët që na përkrahin
Me përjashtime nga puna, dëmtime të automjeteve e madje edhe me letra kërcënu...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...