Zyrtare: Shkalla e papunësisë në Kosovë 12.6%
Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 01 September 2023
Zbutet numri i papunsisë në vend. Nga 30 % sa ishte para vitit 2019-të, numri i papunësisë ka rënë në 12.6 %.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore për vitin 2022. Bazuar në këto të dhënat rreth dy të tretat e popullsisë në Kosovë (1 195 426) janë popullsi në moshë pune (36 269 më pak se në vitin paraprak).
Persona aktiv ishin 21 571 më pak se në vitin paraprak. Persona joaktiv ishin 14 698 më pak se në vitin paraprak. Persona të punësuar ishin 20 509 më shumë se në vitin paraprak. Persona të papunësuar ishin 42 080 më pak se në vitin paraprak.
Përqindja e meshkujve të punësuar ishte 3,5% më e lartë sesa në vitin paraprak. Kurse, përqindja e femrave të punësuara ishte 1,9% më e lartë se në vitin paraprak.
Shkalla e punësimit ishte 2,7% më e lartë sesa në se në vitin paraprak. Shkalla e papunësisë ishte më e ulët për (- 8,1%) sesa në vitin paraprak.
Kurse tek të rinjtë (15-24 vjeç), shkalla e papunësisë ishte më e ulët për (-16,6%) sesa në vitin paraprak.
Shkalla e jo-aktivitetit vazhdon të mbetet mjaft e lartë. Shkalla e jo-aktivitetit vazhdon të mbetet mjaft e lartë (61,4 %), duke u rritur për 0,7%, krahasuar me vitin paraprak.
Shkalla e jo-aktivitetit tek femrat ishte shumë e theksuar me 78,0 %, krahasuar me meshkujt, 44,5 %.
Tregtia, ndërtimtaria dhe arsimi prijnë me punësim
Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 19,3%, ndërtimtaria 11,0%, arsimi me 10,8%, prodhimi me 8,9%, administrata publike dhe mbrojtja me 8,1%, etj.
Femrat ishin të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me 55,6% të tyre. Ndërsa, meshkujt ishin kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë, ndërtimtarisë, prodhimit, aktivitete akomodimi dhe shërbimesh ushqimi dhe administratë publike dhe mbrojta, me 60,6%.
Ky publikim ofron të dhëna statistikore për treguesit e tregut të punës bazuar në Anketën e Fuqisë Punëtore (AFP). Për realizimin e AFP-së, 2022, metodologjia dhe standardet e aplikuara nga ana e ASK-së janë të harmonizuara me rekomandimet e Eurostat-it.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe atyre t...
-
Shqipëri: Çmimet e banesave do shtrenjtohen, pritet rritje deri në 15%
Çmimet globale të banesave pritet të rriten në dy vjetët e ardhshëm. Projeksi...
-
Bazuar në ligj, puna e Kuvendit mbyllet një ditë para fushatës
Kuvendi, sipas Institutit Demokratik të Kosovës, thuajse e ka përfunduar ...
-
Vlora Çitaku sfidon VV-në: Mund të ikni nga debatet por jo nga 9 shkurti
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka ...
-
Rukiqi: Po harrojmë se Kosova është nën sanksione, shumë projekte janë peng i tyre
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kritikuar qasjen ...
-
20 minuta pritje te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova
Njëzetë minuta është pritja e veturave për të dalë nga Kosova në pikëkalimin ...
-
KQZ nesër miraton fletëvotimin, të enjten nisë votimi jashtë Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet, të mërkurën, ku do ta miratojë...
-
Dakaj: Kurti në dy intervistat e fundit, reflektoi frikë dhe panik në këto zgjedhje, ka frikë prej mediave e ndërkombëtarëve
Gazetari Shkelzen Dakaj, ka potencuar se kryeministri Albin Kurti po frikohet...
-
Viti 2025, vendimtar për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Viti 2025 pritet të jetë viti vendimtar për procesin gjyqësor ndaj Hashim Tha...
-
Shala thotë se Kurti po manipulon për të hyrat e “Ibër-Lepencit”: Veprimet dhe korrupsioni i kësaj qeverie duhet të hetohen nga Prokuroria Speciale
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, deklaroi s...
-
Biznesmeni kosovar mezi mbanë lotët, pasi tregon historinë e tij rrëqethëse “Ai malli për nanen e baben, nuk edi…”
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga radhët e...
-
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit vizitë në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi – DASH jep detaje mbi temat që do të diskutojë
Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R....